MAMINAS (DURRËS) - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka vizituar një fabrikë ku prodhohen tulla në fshatin Maminas. Në bashkëbisedimin e zhvilluar me investitorët dhe punonjësit e pranishëm Meta tha se është inkurajues fakti që ka biznese të tilla që prodhojnë dhe eksportojnë. Ai premtoi mbështetje akoma edhe më të madhe.
'Është kënaqësi e veçantë të vizitoj një biznes të tillë, i cili prodhon tulla, në një kohë kur situata ekonomike është mjaft e vështirë dhe kur hapësirat dhe mundësitë për këto sipërmarrje janë bërë gjithnjë e më problematike. Megjithatë është mjaft inkurajues fakti që punohet dhe jo vetëm ka, prodhohet dhe eksportet. Është një objektiv i ynë që të jemi më pranë këtyre aktiviteteve prodhuese, këtyre aktiviteteve që gjenerojnë eksport, duke u krijuar më shumë lehtësi”, u shpreh kryetari i Lëvizjes Socialiste.
Meta u shpreh se LSI do të zgjidhë një herë e mirë çështjen e rimbursimit të TVSH-së, e cila sipas tij po i vështirëson aktivitetin normal bizneseve në Shqipëri. Lideri i LSI-së tha se kjo do të zgjidhet përmes rimbursimit automatik të TVSH-së. “Do të zgjidhim një herë e mirë edhe çështjen e rimbursimit të TVSH-së që është kthyer në një dramë për të gjitha këto aktiviteti dhe për biznesin në përgjithësi. Kjo problematikë vështirëson ecurinë normale dhe rritjen e atyre aktiviteteve dhe rritjen e eksporteve.
Prandaj ne angazhohemi për të zgjidhur çështjen e rimbursimit përmes rimbursimit automatik sepse vështirësitë e mëdha që vijnë në këtë drejtim, që nga rimbursimi i akcizës për lëndët djegëse që përdoren si lëndë të para për këtë industri prodhuese, që nga rimbursimi i TVSH-së për eksportet etj, përbëjnë pengesa mjaft serioze të cilat vënë në vështirësi frymëmarrjen dhe funksionimin efikas të këtyre aktiviteteve, të cilat janë aq jetike për rritjen e prodhimit në vend, për rritjen e eksporteve, për punësimin dhe për të pasur një ekonomi konkurruese, një ekonomi të shëndetshme, një ekonomi që gjeneron zhvillim për të gjithë shoqërinë dhe ekonominë tonë kombëtare”, vijoi ai.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com