Meta do zgjedhje më 13 tetor, Veliaj: Ja çfarë mund të zgjedhësh në atë datë

Meta do zgjedhje më 13 tetor, Veliaj: Ja çfarë mund të zgjedhësh në atë datë

Në një kohë kur Meta vijon me qëndrimet e tij për zgjedhje në 13 tetor, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njofton se pikërisht në këtë datë do të ketë zgjedhje, por sipas tij jo ato zgjedhje që kërkon  politika  e vjetër.

Veliaj shkruan se më 13 tetor qytetarët do zgjedhin nëse do qëndrojnë në shtëpi apo do të marrin pjesë në Maratonën e Tiranës 2019 ku mund të zgjedhësh sërish midis disa garave të ndryshme. Pra Veliaj njofton se në datën kur Meta kërkon zgjedhje në Tiranë do të zhvillohet Maratona e Tiranës që rikthehet për të katërtin vit radhazi.

Ky event mund të cilësohet si  më i madhi sportiv i kryeqytetit. Teksa fton qytetarët që të regjistrohen për Maratonën e këtij viti, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, shkruan  “Vjet lindi Kajan, sivjet s’ka justifikime! Në 13 Tetor ka zgjedhje, dhe nuk janë imagjinaret e politikës së vjetër. Mund të rrish në shtëpi, ose të marrësh pjesë në Maratonën e Tiranës 2019 – ku mund të zgjedhësh sërish mes disa garave të ndryshme! Unë do tentoj 21km këtë mandat”.

Itinerari do të përshkruajë pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë, por edhe në argëtim. Përveç se një ngjarje sportive për garuesit, do të mund të konsiderohet edhe një ditë festive për qytetin, në të cilin do të organizohen  shumë aktivitete artisitiko-kulturore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vicidoli: 03/08/2019 11:30

    Tiranen vec Birisha e ban Paris si vizion jo Eri Fiku qe nuk mer vesh nga jeta e zhvillimi

    Përgjigju
  • Titi: 03/08/2019 01:36

    Kur mbeti Tirana ne dore te putanave.?????!!!!!

    Përgjigju
  • Jon: 02/08/2019 22:46

    Vazhdo Veliaj se Meta ka hallin e LSI. Në të vërtetë i beson SMS e Ramës dhe e ka zënë paniku. E ka zhvendosur kryesinë e LSI në presidencë dhe nuk po luan pastër

    Përgjigju
  • Ton Ton: 02/08/2019 19:17

    Lëvizje naive lali Eri. Në momente të tensjonuara nuk sygjerohen aktivitete që kan potencial grupimesh të paparashikuara të individëve. Këto grupime jo vetëm që mund të përdoren nga opozita për skenare keqdashës por dhe kërkojnë monitorin nga forcat policore zjarrfikëse e ambulanca që nuk është e justifikuar. Këto forca duhet të jenë ne gadishmëri për emergjenca atë ditë. Gjithë të mirat

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin

Ligjbërësit iranianë kërkojnë ndryshimin e projektligjit të rreptë për hixhabin