TIRANË - Kryetari i LSI Ilir Meta ka pohuar se ka kërkuar të bëhet anëtar i komisionit të Integrimit. Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për një rikthim në jetën parlamentare, ai tha se integrimi i Shqipërisë do të jetë axhendë kryesore për LSI dhe për vetë atë.
“Mund t’ju bëj të ditur se sot i kam kërkuar kryetares së Kuvendit që të bëhem anëtar i komisionit parlamentar për integrimin europian. Mendoj se integrimi europian duhet të vazhdojë të jetë sfida kryesore për të gjithë, do vazhdojë të jetë dhe për LSI dhe për mua”, tha Meta.
Kryetari i LSI, dha dorëheqjen nga postet qeverisëse, atë të zv.kryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë në momentin që nisi hetimi ndaj tij për videon e përgjimit me Dritan Prifti. Metës iu kërkua dhe heqja e imunitetit për tu hetuar lirisht nga Prokuroria, vendim pas së cilit ai shkëputi marrëdhëniet edhe me komisionet kuvendore.
(aq/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com