Meta: E rëndësishme është që të
ngrihet struktura e të jetë efikase

Meta: E rëndësishme është që të<br />ngrihet struktura e të jetë efikase
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta thekson se e rëndësishme në lidhje me Byronë Kombëtare të Hetimit është që të respektohen parimet e Kushtetutës dhe të jetë efikase.
Në një prononcim dhënë për Ora News, lidhur me formulën e propozuar për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Kryetari i Kuvendit shprehet se e rëndësishme është që kjo strukturë të ngrihet dhe të jetë efikase.

“Nuk kam hyrë asnjëherë në brendinë e këtij projekti . E kam theksuar që për ne është e rëndësishme të ngrihet dhe të jetë efikase. Nuk është shumë e rëndësishme sesi ngrihet dhe ku ngrihet. Pra për ne ka rëndësi që të respektohen parimet e Kushtetutës dhe e dyta të jetë efikase. Kjo është mjaft e rëndësishme. Dhe ajo që është po kaq e rëndësishme është që ky është varianti më i fundit, për të cilën PD ka rënë dakord edhe me përfaqësuesit e OPDAT-it. Mua ma ka konfirmuar edhe ministri i Brendshëm, edhe Kryeministri, dhe tani i takon Parlamentit dhe Komisionit të Reformës në Drejtësi që të shprehen edhe për këtë çështje dhe të miratohet sa më shpejt në Kuvend”, theksoi z. Meta.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois

VIDEO/ Ndërpritet derbi i Madridit, Reali i shënon Atleticos! Tifozët hedhin sende të forta kundër Courtois