Kjo ka qenë deklarata që kreu i kuvendit Meta ka bërë në një takim që ai ka patur sot me Drejtoren për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian (EEAS) Angelina Eichhorst.
Eichhorst ka vlerësuar përpjekjet që po bëhen në kuadër të avancimit me prioritetet e BE-së dhe theksoi se realizimi i suksesshëm i reformës në drejtësi është një gur i rëndësishëm për hapjen e negociatave për anëtarësim mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Kryetari i Kuvendit Meta vuri në dukje në përfundim se progresi i Shqipërisë në proçesin e integrimit të saj evropian, është një kontribut edhe për rajonin e Ballkanit dhe për zhvillimin e tij të qëndrueshëm ekonomik e demokratik.
Meta shprehu mirënjohjen për vëmendjen e vazhdueshme të Shërbimit të Jashtëm Evropian dhe për bashkëpunimin e ngushtë që institucionet shqiptare, veçanërisht Kuvendi gëzojnë me strukturat e Bashkimit Evropian.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)