Meta: Është koha për solidaritet

Meta: Është koha për solidaritet
TIRANË - Kryetari i LSI, Ilir Meta në një dalje të posaçme për median ka kërkuar solidaritet maksimal nga të githë qytetarët për të ndihmuar banorët e bllokuar nga dëbora në 30 komuna të vendit.
“Shprehim aolidaritet me banorët e izoluar. Vlerësojmë ngritjen e komitetit qeveritar, pasi duket se situate nuk do të jetë e shkurtër”, tha ai.
Sipas Metës, ndihma nuk duhet të vijë vetëm nga institucionet shtetërore por nga e gjithë shoqëria.
“Është detyrë e institucioneve për të përballuar këtë situatë në mënyrë të jashtëzakonshme. Ky bashkërëndim do ndihet më shumë në ditët e ardhshme. Por , nuk është detyrë e shtetit por e gjithë shoqërisë për të treguar solidaritet. Nuk duhet neglizhencë nga askush”, deklaroi Meta.

Ai i ka kërkuar strukturave të LSI,-së në zonat problematike që të ndihmojnë banorët në vështirësi.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj

Ministri Andonovski: Venezuela të dëshmojë se ka pasur sulm hakerësh nga Maqedonia e Veriut në zgjedhjet e saj