Presidenti ilir Meta ka falenderuar vendet e BE-së, për ndihmën që i kanë dhënë Shqipërisë në përballimin e koronavirusit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shprehu mirënjohjen për mesazhet e ngrohta të ambasadorëve të vendeve të BE-së në Shqipëri, të cilët janë gjendur pranë vendit në këto ditë të vështira.

"Falenderim dhe mirënjohje të thellë vendeve mike të Bashkimit Europian për ndihmën bujare të dhënë Shqipërisë për përballimin e pasojave të COVID-19. Së bashku do t'ia dalim!" shkruan Meta.