Meta-Farrugia: Ja çfarë duhet 
të mësojë Shqipëria nga Malta

Meta-Farrugia: Ja çfarë duhet <br />të mësojë Shqipëria nga Malta
Në kuadër të punimeve të sesionit plenar të 10-të të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, kryetari i Kuvendit Ilir Meta u takua këtë të shtunë me Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të Maltës Angelo Farrugia.
 
Shqipëria dhe Malta sipas Metës duhet ta rrisin bashkëpunimin e tyre në një stad tjetër shumë më dinamik. “Shqipëria mund të mësojë shumë nga Malta dhe ekspertiza e saj në turizëm, shërbime, menaxhim dhe fusha të tjera”, – u shpreh Meta gjatë këtij takimi ndërsa e cilësoi këtë javë si java malteze, duke iu referuar edhe vizitës së Presidentes së Maltës.

meta
 
“Të dyja vendet tona kanë një vendosmëri të fuqishme për t’i çuar përpara marrëdhëniet tona dhe Malta përfaqëson për ne një shembull shumë të mirë për të përfituar sidomos eksperiencë dhe mbështetje për një rritje më të qëndrueshme ekonomike, sidomos përsa i takon zhvillimit të turizmit, përsa i takon shërbimeve financiare, por edhe vetë procesit të integrimit evropian ku mund të përfitojmë shumë më tepër nga eksperienca malteze,” tha Meta.

Nga ana tjetër Kryeparlamentari i Maltës Angelo Farrugia rikonfirmoi vullnetin e Maltës për forcimin e bashkëpunimit, veçanërisht në drejtim të shkëmbimeve turistike, shërbimeve financiar dhe arsimit. 

meta
 
“Mezi presim të nisim bashkëpunimin në fusha ku ne jemi të zhvilluar, siç është turizmi, facilitetet portale, pasi edhe ju keni porte të rëndësishme, teknologjia, shërbimet bankare, ku ju jeni duke aktualizuar edhe ligjet në fuqi,” u shpreh kryeparlamentari i Maltës.

Gjithashtu Farrugia shprehu mbështetjen e plotë të Maltës për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
 
“Vlerësojmë shumë reformat që keni ndërmarrë, veçanërisht atë në sistemin e drejtësisë, për të siguruar më shumë transparencë, gjë që ju bën të jeni më të besueshëm jashtë kufijve. Ne do të jemi kurdoherë gati t’ju mbështesim me asistencën tonë në rrugën tuaj drejt integrimit të plotë në Bashkimit Europian. Dua t’ju siguroj se edhe sa i përket investimeve, Shqipëria duhet të jetë një vend tërheqës për biznesin maltez, por ne duhet të organizojmë gjithçka që t’ia bëjmë më të lehtë,” tha ai.

Po këtë të shtunë, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka pritur edhe Kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesëve të Egjiptit Ali Abdel Aal dhe dhe atë të Maltës Angelo Farrugia.
 
Në takimin me kryeparlamentarin e Egjiptit, dy homologët janë shprehur se dy parlamentet duhet të angazhohen më intensivisht përmes një axhende konkrete shkëmbimesh dhe bashkëpunimi, në interes të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe. 

meta
 
Meta nga ana e tij tha se kjo vizitë tregon angazhimin e dy vendeve për përballimin e sfidave me të cilat po ndeshet i gjithë rajoni, si lufta kundër terrorizmit dhe siguria në rajon.

Ndërsa kryeparlamentari i Egjiptit duke iu referuar lidhjeve historike dhe kulturore mes dy vendeve u shpreh se populli egjiptian e do popullin shqiptar dhe e shikon si popull vëlla. 

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike

Pasojat që la pas uragani 'Helene' në SHBA, 64 persona humbën jetën, miliona shtëpi pa energji elektrike