TIRANE- Kryetari i Parlamentit Ilir Meta gjatë ceremonisë në nder të 71-vjetorit të Konferencës së Pezës ka komentuar vendimin e Kryeministrit Rama për heqjen e fotografisë së Presidentit Nishani nga çdo zyrë shtetërore. Meta tha se figura e Ismail Qemalit si ajo e themeluesit të shtetit shqiptar është një mesazh bashkimi.

Kryetari i Parlamentit përcolli edhe mesazhit se Konferenca e Pezës duhet të shërbejë si orientim për bashëpunim dhe bashkëveprojmë në të mirë të atdheut dhe interes të kombit.
 
"Fakti që do të jetë një figurë themeluese e shtetit shqiptar siç është figura e Ismail Qemalit. Absolutisht që është një mesazh bashkimi dhe mendoj se të gjithë duhet të mbajmë të gjalla idealet e Konferencës së Pezës dhe të patriotëve shqiptarë" u shpreh Meta.
 
Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli nga ana e saj theksoi që qeveria ka shanset të çojë përpara qëllimet e asaj konference.
 
Të pranishëm në ceremoninë e përkujtimit të Konferencës së Pezës ishin edhe deputetet e koalicionit qeveritar, veteranë të luftës dhe banorë të zonës.

Redaksia Online
(j.k/e.s/shqiptarja.com)