Meta fjalim në kuvendin e Malit të Zi:
Pakicat kombëtare urë bashkëpunimi

Meta fjalim në kuvendin e Malit të Zi:<br />Pakicat kombëtare urë bashkëpunimi
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka mbajtur një fjalim në Parlamentin e Malit të Zi, ku ka thënë se pakicat kombëtare janë urë bashkëpunimi mes vendeve.
 
Duke u ndalur tek çështja e aderimit të Malit të Zi në NATO, Meta ka shtuar se, çmon progresin e këtij vendi në rrugën euro-atlantike dhe se Shqipëria mbështet axhendën integruese.
 
Sakaq, ai ka shtuar se, aderimi i Malit të Zi në NATO është kyç për perspektivën e paqes.

“Veçoj progresin e Malit të Zi në rrugën euro-atlantike. Mbështesim fort axhendën integruese të Malit të Zi. Më 23 qershor Kuvendi miratoi ratifikimin për aderimin tuaj në NATO. Aderimi i Malit të Zi në NATO është proces kyç për perspektivën e paqes. Bashkëpunimi ynë është me rëndësi për stabilitetin e rajonit dhe gjeopolitikën e kontinentit” ka thënë Meta.

Ai ka theksuar se, dy kuvendet duhet t'i shërbejnë rritjes së cilësisë së bashkëpunimit, veçanërisht në kuadër të integrimit.

Fjala e Ilir Metës në Parlamentin e Malit të Zi

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot