Avancimi i reformave me qëllim integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kjo ishte kryefjala e diskutimeve mes kryeparlamentarit Ilir Meta i cili priti në një takim Raportuesin për Shqipërinë pranë Parlamentit Evropian Knut Fleckenstein.
Gjatë fjalës Meta nënvizoi se duhet përfunduar sa më shpejt procesi dekriminalizimit për t’i kushtuar vëmendjen e plotë reformës në drejtësi.
Meta theksoi se ky proces kërkon gjithëpërfshirje dhe qëndrueshmëri ndërsa vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e Parlamentit Evropian.
Meta nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë do vazhdojë të bashkëpunojë me Parlamentin Evropian në mbështetje të dialogut politik në vend dhe në nxitje të reformave kyçe që nevojiten për forcimin e shtetit ligjor dhe për mirëqeverisjen ekonomike.
Ndërsa Fleckenstein theksoi se parlamenti Evropian vlerëson progresin e Shqipërisë në rrugën drejt integrimit për në BE. Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Evropian tha se pa reformën në drejtësi nuk do të ketë progres vendi.
Gjatë vizitës në ambientet e kryesisë së Kuvendit Fleckenstein shoqërohej prej Ambasadores së Bashkimit Evropian në Shqipëri Romana Vlahutin.

Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com