TIRANE - Kreu i LSI, Ilir Meta, në emisionin “Tonight Ilva Tare” tha se nuk përjashtohet mundësia që FRD të jetë në koalicion qeverisës.
Jeni kensideruar si “King Macker” do ruani këtë përcaktim ...?
Do jetë edhe një ditë e shënuar edhe për kontributin e LSI për rrotacionin, për ndryshimin e për fitoren e opozitës.
Do të jeni ju njeriu kyç i kësaj fitoreje?
Preferoj që mbetem modest për këtë por natyrisht që natyrisht që rezultati i LSI do jetë vendimtar për gjithë fitoren e opozitës.
Pse zgjodhët të dilni bashkë me z.Rama sot?
Ne kemi bërë disa dalje publike siç ka qenë ajo e Shkodrës, pjesëmarrja në Konventën e PS e sot. Sistemi është i tillë ku të gjitha forcat politike përpiqen të maksimalizojnë votat e tyre.
S’ka qenë bashkëpunim perfekt deri më tani në disa zona...?
Do të jetë i tillë në 48 orët në vijim, sidomos në drejtim të procesit të administrimit të zgjedhjeve. Besoj se ky është një bashkëpunim i qëndrueshëm që do funksionojë akoma më mirë pas zgjedhjeve.
Shumëkush mendon të kundërtën?
Kjo vjen nga paragjykimet që vijnë nga e kaluara. S’besoj se ka arsye sepse është detyra jonë të respektojmë votën e qytetarëve shqiptarë, t’i shërbejmë ndryshimit që ata duan dhe të ndërtojmë një raport tepër konstruktiv dhe të besueshëm, që do kontribuojë për realizimin e një programi transformues për të gjithë vendin.
Pas koalicionit tuaj me PS, z.Berisha ka paralajmëruar z.Rama se do i merrni partinë. E vërtetë apo është thjeshtë diversion?
Natyrisht që është një diversion, sepse unë jam kryetar i LSI dhe jam shumë krenar për këtë detyrë, për këtë përgjegjësi. Por ajo ka qenë në kuadër të angazhimit solemn të doktorit, se atij nuk mund t’ja marrë askush karrigen e kryeministrit, gjë për të cilën ne kemi ofruar një kompromis, që atë karrige më 24 qershor ta marrë me vete.
Gjatë konferencës me z.Rama, deklaruat se Aleanca për Shqipërinë Europiane pas zgjedhjeve do zgjerohet. Për kë e kishit fjalën?
Thelbi i vlerësimit tim ka qenë se Aleanca duhet të synojë dhe duhet të sjellë një frymë bashkëpunimi shumë të të gjërë se partitë që e kanë krijuar dhe se do të gjejë përkrahje akoma më të madhe pas zgjedhjeve.
Mund të jetë FRD një nga partitë që mund të përshihet ...?
Përse jo? Kjo është një çështje që e mbetet të diskutohet pas zgjedhjeve, por fryma socialiste mendoj që është pozitive.
Nëse Berisha iu ofron postin e Kryeministrit, bashkoheni me të?
Absolutisht përcaktimi ynë i qartë s’ka të bëjë se çfarë na ofrohet e si na ofrohet. Ka të bëjë me një pozicion politik që do thotë se PD, në vlerësimin tonë e ka mbyllur ciklin e drejtimit të vendit. Ka nevojë urgjente të kalojë në opozitë për reflektim. Koalicioni i majtë duhet të marrë përsipër qeverisjen e vendit.
Sali Berisha a mendoni se po bëhet gati të lejojë një rotacion pa probleme?
Dëshiroj të shoh një sjellje të përmbajtur dinjitoze në ditët që vijnë. Por çdo politikan synon të maksimizojë rezultatin. Është detyrë e cilitdo të luftojë për fitoren deri në fund. Shpresoj dhe për shkak të eksperiencave të ndryshme në të kaluarën, të momentit në të cilin ndodhet vendi, fatit evropian të Shqipërisë e detyrimeve që Shqipëria ka dhe si vend anëtar i NATO, z.Berisha ta përballojë me shumë vetëpërmbajtje e dinjitet të gjithë këtë proces nga mbarëvajtja e të cilit askush nuk del i humbur.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 22.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com