Meta ftesë zyrtare kreut të ri të
Kuvendit maqedonas

Meta ftesë zyrtare kreut të ri të<br />Kuvendit maqedonas
Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë,Ilir Meta ka ftuar për një vizitë zyrtare në Tiranë, kreun e ri të Kuvendit maqedonas,Talat Xhaferrin.

 “Ju përgëzoj edhe një herë për zgjedhjen dhe ju ftoj në krye të një delegacioni parlamentar për një vizitë zyrtare në Tiranë”.

Në ftesën e tij drejtuar Talat Xhaferrit,Meta ka theksuar se Maqedonia është një nga vendet fqinje të rëndësishme dhe falë faktorit shqiptar shtetformues.

Më tej Meta thekson se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të avancoje në shërbim të perspektivës evropiane të Maqedonisë.

Të forcojmë më tëj marrëdhëniet ndërparlamentare.Dëshirojmë paqe, stabilitet e prosperitet për të gjithë qytetarët e Maqedonisë”,ka thënë Meta duke theksuar se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të përparojë në shërbim të perspektivës evropiane të Maqedonisë.




Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: Faton Hajrizi mund të kthehet në regjim

Frrok Çupi: Faton Hajrizi mund të kthehet në regjim