Nga qelia e paraburgimit, Ilir Meta bën thirrje për të votuar kandidatin e Partisë së Lirisë në Durrës, Adriatik Hoxhën. Sipas kreut të PL, Hoxha, një emër i madh i atletikës kombëtare, do të jetë një zë i fuqishëm në Kuvend për sportin, shëndetin dhe të rinjtë e vendit.

“Mjeshtër i Madh i Sportit” e shumë e shumë vlerësime të tjera, tërësisht të merituara të këtij personaliteti, i cili është tashmë jo vetëm kandidati ynë në listën e koalicionit “ PD – ASHM” për Durrësin, por njëkohësisht edhe do të jetë një zë shumë i fuqishëm në Kuvendin e ardhshëm për sportin, për shëndetin, për të rinjtë dhe për Durrësin, një zë që për fat të keq ka munguar deri tani.”, shkruan Meta.

 

Meta thotë se me fitoren e tyre më 11 Maj, do ta bëjnë Durrësin sërish madhështor, pasi deri më tani është grabitur nga qeveria. Ai shton se Adriatik Hoxha është kandidati i duhur për Durrësin.

“Gjatë këtyre viteve, interesat e durrsakëve janë dëmtuar shumë rëndë si kurrë më parë, duke mos kursyer Portin më të madh të vendit, vlerat arkeologjike mijëvjeçare dhe bregdetin. Është e pa mundur sot të gjesh një fushë publike sportive në Durrës, ku fëmijët e durrsakëve të luajnë pa paguar leke.”, shprehet kreu i PL.

Postimi i plotë:

Është vërtet një kënaqësi e veçantë të shpreh përkrahjen time më të fortë për kandidatin tonë të shkëlqyer, për kampionin e vlerave të qytetarisë durrsake, Adriatik Hoxhën.

Ky emër i madh i atletikës tonë kombëtare, i sportit të Durrësit në mënyrë të veçantë, por edhe atij kombëtar. Dhjetra herë kampion absolut i vendit, 22 herë rekordmen kombëtar, fitues i shumë medaljeve të arta, të argjendta në aktivitetet ndërkombëtare, ku ka ngritur flamurin Kuq e Zi. Pjesëmarrës në lojrat Olimpike të Londrës 2012, duke përfaqësuar Shqipërinë. “Mjeshtër i Madh i Sportit” e shumë e shumë vlerësime të tjera, tërësisht të merituara të këtij personaliteti, i cili është tashmë jo vetëm kandidati ynë në listën e koalicionit “ PD – ASHM” për Durrësin, por njëkohësisht edhe do të jetë një zë shumë i fuqishëm në Kuvendin e ardhshëm për sportin, për shëndetin, për të rinjtë dhe për Durrësin, një zë që për fat të keq ka munguar deri tani.

Durrësi është qyteti dhe qarku më i grabitur nga "Rilindja" dhe Edi Rama dhe me fitoren e 11 Majit, do të kthehet në qytetin madhështor që meriton të jetë. Gjatë këtyre viteve, interesat e durrsakëve janë dëmtur shumë rëndë si kurrë më parë, duke mos kursyer Portin më të madh të vendit, vlerat arkeologjike mijëvjecare dhe bregdetin.Është e pa mundur sot të gjesh një fushë publike sportive në Durrës, ku fëmijët e durrsakëve të luajnë pa paguar leke.

Ndaj Adriatik Hoxha me këmbënguljen, ndershmërinë dhe qytetarinë e tij, do të jetë pikërisht ai që i duhet Durrësit, sot më shumë se kurrë për të mbrojtur kauzat dhe ngritur problemet e shumta me qëllimin final për ti kthyer këtij qarku madhështinë që ai meriton.

 VOTO NR.1 – Koalicioni “PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore”

 VOTO ILIR METAJ – Qarku Tiranë

 VOTO ADRIATIK HOXHA – Qarku Durrës

Xh.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Maj, 00:15

    Pse sipas jush vonohet kaq shumë procesi i numërimit: