Meta: Gjithçka që reforma
 të miratohet me konsensus

Meta: Gjithçka që reforma<br /> të miratohet me konsensus
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta shprehet se thelbi i reformës në drejtësi duhet të jetë konsensusi. Duke folur për reformën në drejtësi, Kryetari i Kuvendit vlerësoi angazhimin e partnerëve ndërkombëtarë në këtë proces dhe konfirmoi bindjen se kjo reformë do të bëhet me konsensus, duke i dhënë një imazh pozitiv vendit tonë.  

Reforma në drejtësi është bërë një çështje ndërkombëtare. Të gjitha vendet, sidomos ato anëtare të Bashkimit Evropian kanë qenë të angazhuara, SHBA-të, vendet e tjera partnere kanë asistuar. Ne vetë jemi angazhuar në këtë drejtim në mënyrë të qartë dhe tani jemi në momentet e fundit kur për arsye edhe të kohës, sepse kemi disa ‘deadline’, duhet të miratojmë ndryshimet kushtetuese të reformës në drejtësi dhe së bashku me to disa ligje mjaft të rëndësishme për zbatimin e tyre.Në këtë drejtim ne do të bëjmë çdo gjë që kjo reformë të bëhet me konsensus dhe mbi të gjitha t’i japim një imazh pozitiv vendit tonë, si një vend i ndërgjegjshëm për problematikën që ka, por edhe me vullnetin për t’i rritur ndjeshëm dhe me ambicie të vendosur standardet e funksionimit të shtetit ligjor, të luftës kundër krimit dhe korrupsionit, të përmirësimit të klimës së biznesit për të qenë partner më i besueshëm për vendet anëtare të BE-së, për SHBA-t dhe për të gjithë partnerët e tjerë”, - deklaroi ndër të tjera Ilir Meta.  

Këto deklarata, Meta i bëri teksa organizoi një pritje me përfaqësuesit diplomatikë të Shqipërisë nëpër botë. Të pranishëm në këtë pritje ishin edhe Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme, Arta Dade, N/Kryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, Kryetarja e Komisionit për Integrimin Europian, Majlinda Bregu si dhe deputetë të ndryshëm. Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Meta tha se roli i Shqipërisë në rajon është pazëvendësueshëm në kuadër të NATO-s dhe në kuadër të gjithë angazhimit tonë ndërkombëtar si vend.

Kryetari i Kuvendit shprehur bindjen se edhe në të ardhmen Shqipëria do të vazhdojë në këtë drejtim.

Unë besoj gjithmonë se roli i Shqipërisë mbetet në rajon si një rol i pazëvendësueshëm edhe në kuadër të NATO-s, edhe në kuadër të gjithë angazhimit tonë ndërkombëtar si vend, por edhe në kuadër të përpjekjeve tona për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian përmes dhënies së shembullit gjithmonë pozitiv për të forcuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit në rajon”, - theksoi Meta, duke u ndalur më tej te bashkëpunimi parlamentar, që mbetet mjaft i rëndësishëm.

Meta deklaroi se Kuvendi i Shqipërisë ka qenë i angazhuar në afirmimin e sukseseve më të rëndësishme, teksa përmendi organizimin e Asamblesë Parlamentare të Mesdheut dhe Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë. Kryetari i Kuvendit nënvizoi se këto aktivitete dhanë një mesazh mjaft pozitiv për atë që Shqipëria përfaqëson, edhe si një vend anëtar i ri i NATO-s.
 
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?

VIDEO/ Samanta Karavella shtatzënë?