Meta-Gundogu: Kriza e emigrantëve
për tu vlerësuar ndihma e Turqisë

Meta-Gundogu: Kriza e emigrantëve<br />për tu vlerësuar ndihma e Turqisë
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot një delegacion turk, të kryesuar nga Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ahmet Gundogdu.

Gundogdu së bashku me një grup deputetësh turq vizituan Shqipërinë për të marrë pjesë në simpoziumin dyditor të organizuar në nderim të figurës së Mehmet Akif Ersoit, personalitetit me origjinë shqiptare, i cili themeloi himnin e Turqisë.

Gjatë takimit Meta dhe Gundogdu e vunë theksin te marrëdhëniet e mira që ekzistojnë midis Shqipërisë dhe Turqisë si dhe nënvizuan rëndësinë e forcimit të këtyre marrëdhënieve në fusha të rëndësishme si ekonomi, shëndetësia, kultura, arsimi, etj.


Kryeparlamentari shqiptar, Ilir Meta, vlerësoi përpjekjet e Turqisë për krizën e emigrantëve sirianë.

"Natyrisht që kemi folur jo pak edhe për krizën në Siri dhe sidomos për krizën e refugjatëve, ku dua të vlerësoj edhe një herë Turqinë për një përpjekje gjigante që po realizon për të ndihmuar miliona refugjatë të cilët po përpiqen të shpëtojnë nga lufta", u shpreh Meta.

Ndërkaq, në emër të Kryetarit të Parlamentit Turk, ministri turk, Gundogdu i shprehu z. Meta ftesën për të vizituar zyrtarisht Turqinë, ftesë që u mirëprit nga Kryetarit i Kuvendit të Shqipërisë, z. Meta. 

Redaksia online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mjeku Roland Lama në ‘Klinika 24’: Kontrollet periodike tek Obstetër-Gjinekologu mund të shmangin shumë komplikacione për vajzat dhe gratë

Mjeku Roland Lama në ‘Klinika 24’: Kontrollet periodike tek Obstetër-Gjinekologu mund të shmangin shumë komplikacione për vajzat dhe gratë