Kryeparlamentari Ilir Meta pritet të takohet nesër me Florian Hahn, anëtari i Komisionit të Mbrojtjes në parlamentin gjerman dhe njëkohësisht zëdhënës i grupit parlamentar të CSU-së për politikën e jashtme.
“Të martën, ora 9.30, Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta do të presë në një takim anëtarin e Komisionit të Mbrojtjes në Bundestag dhe njëkohësisht zëdhënës i grupit parlamentar të CSU-së për politikën e jashtme, z. Florian Hahn. Pas takimit që do të zhvillohet në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, z. Meta dhe Z. Hahn do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp”, njofton zyra e shtypit pranë Kuvendit të Shqipërisë.
/Shqiptarja.com