Meta-Haradinaj: Të forcojmë
marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë

Meta-Haradinaj: Të forcojmë<br />marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë
TIRANE-Gjatë vizitës në Shqipëri, kryeministri i Kosovës takimin e dytë e zhvilloi me Presidentin Ilir Meta.
 
Presidenti Meta shprehu angazhimin e tij për bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës, në interes të rritjes së mëtejshme të njohjeve ndërkombëtare si edhe forcimit të perspektivës evropiane
 
Meta theksoi rëndësinë e intensifikimit të mëtejshëm të shkëmbimeve ekonomike, tregtare, shkencore, arsimore, turistike, kulturore dhe të gjitha formave të tjera mes dy vendeve tona.
 
Kreu i shtetit shqiptar përshëndeti gatishmërinë e Kryeministrit Haradinaj dhe qeverisë së re të Kosovës për vazhdimin e dialogut me Serbinë, si një proces pa alternativë dhe në funksion të paqes dhe stabilitetit të rajonit.
 
Për Metën bashkëpunimi rajonal është një element kyç në promovimin e stabilitetit, sigurisë dhe paqes në gjithë rajonin, duke theksuar se Procesi i Berlinit është një mundësi e mirë për të rritur bashkëpunimin rajonal dhe përshpejtuar perspektivën tonë të përbashkët evropiane.
 
Gjithashtu Meta vlerësoi marrëdhëniet e NATO-s me Kosovën, si dhe rëndësinë e ruajtjes së një pranie substanciale të KFOR-it, për garantimin e një mjedisi të sigurt jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin.
 
Haradinaj po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, të cilën e nisi me takimin me Ramën ku u diskutuan cështje me rëndësi dypalëshe.
 
Kryeministri i Kosovës do të takojë edhe Bashën dhe Berishën.

[gallery]24052[/gallery]
dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor

Akuzat e PD për ilaçe të skaduara, QSUT: Të pavërteta! Po dëmtohet qëllimisht puna e ekipit mjekësor