Kryetari i Kuvendit Meta, pasi falënderoi zotin Rohrabacher për mbështetjen që SHBA-të i japin Shqipërisë në rrugën e zhvillimit dhe konsolidimit të shtetit të së drejtës dhe institucioneve demokratike theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një partnere e përkushtuar e SHBA-ve në NATO, rajon dhe sfidat globale.
Nga ana e tij, z. Rohrabacher i shprehu kryeparlamentarit mirënjohjen e SHBA-ve për rolin dhe kontributin që Shqipëria jep në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit global përkrah aleatëve të tjerë të NATO-s duke luajtur një rol të veçantë në paqen dhe sigurinë në rajon.
“SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për zhvillim dhe prosperitet ekonomik e shoqëror” , ka vijuar z. Rohrabacher.
Redaksia Online
(b.p/Shqiptarja.com)