Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta priti sot Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Austrisë Gerhart Holzinger i shoqëruar prej Ambasadorit të Austrisë në Tiranë Johann Sattler dhe Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë Bashkim Dedja nga ku ka deklaruar se paketa kushtetuese është në fazën përfundimtare dhe se pritet që të votohet në Parlament brenda disa javësh.
 
Meta nënvizoi se Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë një sistem drejtësie të besueshëm, profesional dhe që të reflektojë integritet në vendimet që merren, duke i shërbyer kështu jo vetëm qytetarëve por edhe klimës së investimeve në vend. Në këtë drejtim, mbështetja e Austrisë dhe institucioneve të saj merr një dimension të rëndësishëm dhe është veçanërisht e mirëpritur.
 
Ilir Meta u shpreh se marrëdhëniet e Shqipërisë me Austrinë janë shumë të rëndësishme dhe në këtë kuadër vlerësoi mbështetjen dhe bashkëpunimin mes dy gjykatave kushtetuese.
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)