Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Metë, bën tentativën e radhës në dyert e drejtësisë shqiptare, për të fituar lirinë. I arrestuar prej tetorit të vitit 2024, Meta kërkon sërish në Gjykatën e Lartë heqjen e masës së sigurisë, ose lehtësim të saj.

Rekursi është regjistruar më 3 nëntor dhe gjithashtu është caktuar përmes shortit si gjyqtar relator Ilir Panda

Një kërkesë tjetër e Ilir Metës për liri, u rrëzua pak ditë më parë në Apelin e Posaçëm Anti-korrupsion.

Prej korrikut Meta ka kërkuar edhe në Gjykatën Kushtetuese shpalljen antikushtetuese të masës arrest me burg lënë në fuqi nga të tre shkallët e gjyqësorit. Ky ankimim, i ka kaluar mbledhjes së gjyqtarëve, dhe Kushtetuesja pritet që në ditët e ardhshme të dalë me një vendim.

Ilir Meta akuzohet nga SPAK për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë, në bashkëpunim, së bashku me ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, dhe 3 të tjerë.