TIRANE- Komisioni Evropian reagon për vendimin e Gjykatës së Lartë për Ilir Metën, i cili u shpall i pafajshëm pas akuzave për korrupsion. Zëdhënësja e Fyle, tha se KE nuk komenton vendimet e gjykatave por se vendimi i Gjykatës së Lartë kreun e LSI-së do të përfshihet në progres-raportin për Shqipërinë.
. "Nuk kemi autoritet të komentojmë vendimet e veçanta të gjykatave në Shqipëri, por kjo çështje do të vlerësohet gjatë publikimit të raport-progresit të ardhshëm të Komisionit për Shqipërinë"- ka thënë zëdhënësja e Komisionerit për Zgjerim e BE-së. Ndërkohë KE thekson se sundimi i ligjit është thelbësor për rrugën evropiane të çdo vendi, shkruan sot gazeta "Shqiptarja.com"
Gjykata e Lartë shpalli dje të pafajshëm ish-zëvendëskryeministrin Ilir Meta. Sipas Kolegjit Penal, nuk provohet vepra penale e korrupsionit aktiv dhe e abuzimit me detyrën, për të cilën prokuroria akuzoi ish zëvendëskryeministrin. Akuza u ngrit pas publikimit të videopërgjimit të realizuar nga ish ministri i Energjetikës Dritan Prifti në zyrën e këtij të fundit më 1 mars 2010.
( ne foto Ilir Meta ne seline e LSI-se pas vendimit te Gjykates)
(sg/am/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Gjykata e Lartë: S’ka prova për korrupsion