Meta-Idrizi drekë pas seance
"Jemi në harmoni me Ramën"

Meta-Idrizi drekë pas seance<br />
TIRANE - Takimet e kreut të LSI-së me atë të PDIU-së janë intensifikuar gjatë këtij sesioni parlamentar. Kryetari dhe nënkryetari i kuvendit, Ilir Meta dhe Shpëtim Idrizi, pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend kanë qëndruar për më shumë se një orë në një drekë të përbashkët.

Ky takim nisi rreth orës 14:30 mes dy aleatëve është i dyti pas atij të zhvilluar pak ditë më parë. Këtij takimi rreth një orë më vonë i është bashkuar deputeti PDIU, Aqif Rakipi e më pas edhe ministri i Drejtësisë, Nasip Naço. Ndonëse ka shkuar i fundit në takim, Naço ka qenë i pari që është larguar nga dreka.

Në përfundim të takimit me Shpëtim Idrizin, kreu i Kuvendit Ilir Meta në një prononcim për gazetarët tha se gjatë këtij takimi është diskutuar për Kuvendin dhe për ndeshjen Shqipëri-Serbi. Meta deklaroi se takimet e tij me aleatin e koalicionit qeverisës, PDIU-në, janë në harmoni të plotë me kryeministrin, Edi Rama.

 “Jemi në harmoni të plotë me Kryeministrin Edi Rama. Diskutuam për Kuvendin dhe ndeshjen Shqipëri-Serbi”, u shpreh Meta pas takimit me Idrizin.

meta-idrizi
meta-idrizi

Një ditë më parë, PDIU e cila për një kohë të gjatë ka qëndruar në aleancë me të djathtët u bë pjesë e qeverisë duke u përfaqësuar në nivel zv.ministri të Jashtëm. Ky është takimi i dytë mes dy aleatëve, brenda pak kohësh. Javën e shkuar, Meta dhe Idrizi u takuan së bashku në një prej restoranteve të kryeqytetit, në një kohë kur LSI i kishte paraqitur kryeministrit kërkesën për ndryshimet në qeveri.

Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet është bërë dy ditë më parë pjesë e kabinetit qeveritar, duke marrë një post në nivel zv.ministri. Në vendimin e së mërkurës prej Këshillit të Ministrave, Halil Hyseni është emëruar zv.ministër i Punëve të Jashtme. Hyseni ka qenë më parë ish-shef kabineti i Besnik Mustafait në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Jashtëm si dhe ish-shef i Aviacionit Civil.

Bashkë me këtë emërim, Ministria e Jashtme bëhet me tre zv.ministra, pasi aktualisht këtë post mbajnë Selim Belortaja, që përfaqëson LSI-në dhe Odeta Barbullushi që përfaqëson PS-në. Ky është posti i parë që PDIU merr në nivel qeverie, pasi “shpërblimi” i parë që mori duke u bërë pjesë e koalicionit qeverisës ishte emërimi i kreut të saj, Shpëtim Idrizi si nënkryetar i Kuvendit. Ndërkohë, LSI vijon të këmbëngulë se qeveria ka nevojë për impulse të reja, çka do të thotë ndryshime në emrat e kabinetit Rama.

LSI preferon që topin për këtë vendimmarrje t’ia kalojë kryeministrit Rama, dhe nuk specifikon se ku i kërkon ndryshimet, në radhët e ministrave të saj, apo në emrat që përfaqësojnë PS-në. Ekonomia është theksi i parë tek e cila LSI është fokusuar, kur thotë që ka nevojë për energji të re. Meta ka porositur ministrat dhe deputetët e saj të angazhohet për paketën e re fiskale. 

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës

‘Marr fjalën për ta mbrojtur Kosovën’, gazetari Tanini kundër organizimit të Euro U-21 mes Serbisë dhe Shqipërisë: S’janë zgjidhur krimet e luftës