Kryetari i LSI-se, njekohesisht kryetar i Kuvendit te Shqiperise, Ilir Meta, zhvilloi sot pasdite një bashkëbisedim me të rinj gjimnaziste te Tiranes ne mjediset e kodrave te Liqenit Artificial.
Meta duke iu pergjigur interesit te te rinjve, u shpreh se "Këtë bashkëbisedim shpresoj ta kemi edhe në të ardhmen për qytetin tonë, për zgjedhjet e ardhshme vendore për Tiranën, që është një bashki me hapsira dhe të ardhme të madhe. Për Lëvizjen Socialiste për Integrim pjesëmarrja e të rinjve, përfaqësimi i tyre ne jeten politike, është një objektiv kryesor, pasi ne besojmë se pjesëmarrja dhe përfaqësimi i të rinjve sidomos në listat për këshillat bashkiake, është një energji pozitive për politikën. Ne jo vetë do të respektojmë atë angazhim që kemi në statutin e LSI-së që LRI të përfaqësohet me 30% ne keshillat bashkiake, por do ta tejkalojmë këtë shifër".
"Qëllimi ynë është për një pjesëmarrje sa më të gjerë në politikë te grave dhe kryesisht të rinjve e te rejave. Dua të nënvizoj rëndësinë e pjesëmarrjes në politikë në radhë të parë përmes dijes, sepse dija rrit personalitetin e të rinjve dhe të rejave, sepse nuk janë të angazhuar thjesht për të respektuar aty veten e tyre, por janë për të dhënë mendime e për t'i kthyer këto ne vendime të rendesishme për familjen dhe gjithë shoqërisë. Duke garantuar përfaqësimin e të rinjve në politikë, mund e them se në listat për këshillat bashiake do të ketë një numër të konsiderueshëm dhe LSI është garancia e të rinjve", theksoi Meta. /atsh/
/Shqiptarja.com