TIRANË - Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Emirateve të Bashkuara Arabe në Shqipëri, Sultan Mohammed Majed Al Ali të cilit i uroi suksese në detyrën e re.
Zyra e shtypit pranë Kuvendit, bëri të ditur se, duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, Meta shprehu vullnetin për intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar përmes grupeve të miqësisë dhe shkëmbimeve parlamentare në të gjitha nivelet, duke i shërbyer intensifikimit të kontakteve mes dy vendeve dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik.
Ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe, Sultan Mohammed Majed Al Ali shprehu kënaqësinë e fillimit të detyrës së tij si Ambasador në Republikën e Shqipërisë dhe përcolli përshëndetjet më të ngrohta të Kryetarit të Parlamentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Al Muur.
Ambasadori Al Ali e siguroi Kryetarin e Kuvendit, Meta se me mbështetjen e autoriteteve të të dy vendeve, Ambasada do të punojë për forcimin konkret të marrëdhënieve mes Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë./ATSH/
/Shqiptarja.com