Meta ironizon kryeministrin:
SHBA ia ka hequr vizën Berishës

Meta ironizon kryeministrin:<br />SHBA ia ka hequr vizën Berishës
“Mungesa e investimeve në qytetin e Kuçovës dhe për rikonstruksionin e rrugës që lidh këtë qytet me Lushnjën, i tregon qartë qytetarëve se s’mund të besojnë premtimet e Berishës për heqjen e vizave me SHBA”. Kështu u shpreh kreu i LSI-së, Ilir Meta gjatë prezantimit të kadidatëve për deputet në këtë qytet, duke bërë akuza ndaj kretu të PD për premtime boshe. Sipas Metës, kjo papërgjegjshmëri nuk mundet kurrsesi të zbukurojë atë realitet që çdo qytetar e prek çdo ditë dhe që është plot gropa.

“Amerika ia ka hequr me kohë vizën doktorit, pavarësisht së ai premton se do t’u heqë vizat shqiptarëve me SHBA. Dhe kjo për arsye sepse përqendrimi i të gjitha pushteteve në një dorë të vetme është e papranueshme, jo vetëm për perëndimin, por edhe për ne si qytetarë të një vendi që dëshiron dhe do të integrohet në Bashkimin Europian”, u shpreh Meta.

META: BERISHA LEKET E INVESTIMEVE, IA DHA LOBISTEVE AMERIKANE

Kreu i LSI-së ka reaguar edhe ndaj 400 mijë dollarëve që u miratuan nga Këshilli i Ministrave për shërbime në fushën e kërkimeve ligjore dhe lobizmit për forcimin e marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Ndërsa shtoi se këto fonde mund të përdoreshin për investime "në muajin dhjetor ne deputetët e LSI-së vendosëm veton për buxhetin që do të kalonte në parlament, sepse nuk ishte parashikuar asnjë lek për rikonstruksionin e rrugës që lidh Lushnjen me Beratin dhe me Kuçovën, e cila ka qenë në gjendje katastrofike dhe kështu vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite. Pas ndërhyrjes sonë u vendosën në buxhet gati 5 milionë euro, por asgjë nuk ka ndodhur. Asnjë investim dhe rikonstruksion për këto rrugë të rëndësishme, për Kuçovën, për Beratin, nuk është realizuar ndërkohë që siç e keni ndjekur edhe ju nga mediat, vetëm para pak ditësh 400 mijë dollarë nga fondi rezervë që qeveria duhet të ruajë për emergjenca dhe fatkeqësi natyrore i janë dhënë një kompanie në SHBA për të lobuar, për të dezinformuar SHBA-të sipas interesit të Kryeministrit që po largohet” .

META: BERISHA PO PENGON MIRATIMIN E TRE LIGJEVE

Meta u ndal edhe tek tre ligjet, duke akuzuar Berishën si pengesë për votimin dhe miratimin e tyre.

“Shikoni se sa jo serioz është Berisha edhe me çështjen e integrimit. Ka akuzuar për një kohë të gjatë PS-në se nuk voton tre ligjet, por kur unë propozova prej dy javësh një kompromis të cilin Edi Rama e pranoi, që tre ligjet të votohen tani në këtë parlament, vetëm me një ndryshim, që ato të hyjnë në fuqi në shtator me parlamentin e ri. Berisha bëri sikur nuk e dëgjoi këtë kompromis apo propozim dhe vazhdon atë refrenin e tij të vjetër duke thënë hajde votojini se unë tre ligjet i kam këtu”, theksoi Meta.

Kreu i LSI-së thotë se Berisha është kthyer në një pengesë për vendin dhe ndajt është i nevojshëm rotacioni. Sipas tij, ndryshimi do të hapë një faqe të re për Kuçovën dhe Shqipërinë.


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dritan Hila: Më mirë rrugëve!

Dritan Hila: Më mirë rrugëve!