Meta: Jam i zhgënjyer nga Basha
harta e re e favorizon për Tiranën

Meta: Jam i zhgënjyer nga Basha<br />harta e re e favorizon për Tiranën
TIRANE - “Harta e re territoriale favorizon Kreun e Bashkisë së kryeqytetit Lulzim Basha pasi Tirana është dyfishuar dhe askush nuk e pengon që të fitojë sërish.” Kështu është shprehur Kreu i Kuvendit Ilir Meta lidhur me akuzat e bëra nga opozita kundër reformës territoriale dhe pretendimit se harta e re favorizon mazhorancën në zgjedhjet vendore të 2015, me ndarjen e re të bërë me 61 njësi vendore.

Duke folur nga ambientet e Kuvendit, kreu i këtij institucioni tha se ka mbetur i zhgënjyer nga kreu i PD, Basha lidhur me akuzat e këtij të fundit edhe pas vendimit të marrë dje nga Gjykata Kushtetuese lidhur me kërkesën e opozitës për rrëzimin e kësaj reforme.

Sipas Metës, është për të ardhur keq që është PD e cila pretendon zbatimin dhe respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese dhe është po ajo që në të njëjtën kohë nuk pranon vendimin dhe ndarjen e re territoriale të vendit. Sipas Metës kjo tregon standarde të dyfishta të opozitës që kur ka interes i njeh vendimet e gjykatave dhe kur nuk i shkon për shtat shprehet kundër.

Përkundrazi sipas Kreut të Kuvendit harta e re territoriale favorizon Bashën, duke qenë njëkohësisht edhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, pasi me ndarjen e re, kryeqyteti dyfishohet dhe në këtë mënyrë kryebashkiakun aktual nuk e pengon askush për të fituar sërish.Fjala e Kreut të Kuvendit Ilir Meta për Reformën Territoriale

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj