Presidenti Ilir Meta është shprehur se është takuar disa herë me kryeministrin Edi Rama pas zgjedhjes në postin e kreut të shtetit. Përsa i përket asaj që kanë diskutuar, Meta ishte hermetik duke thënë se çështjet kanë qenë të ndryshme.
/Shqiptarja.com
“Raportet e mia kanë qenë bashkëpunuese si institucion. Jam takuar disa herë me Ramën vetëm për të folur për çështje të ndryshme.
Me Bashën kam marrëdhënie normale, kur kemi pasur rastin jemi takuar. Me Berishën kam një afeksion, por unë jam i hapur për raporte më të gjithë aktorët dhe faktorët në bazë institucionale, por edhe shoqërore” tha ai në Opinion.
dy.b/shqiptarja.com










