Meta:Këtë sezon veror fluturime të
drejtpërdrejta ajrore Oslo-Tiranë

Meta:Këtë sezon veror fluturime të<br />drejtpërdrejta ajrore Oslo-Tiranë<br>
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një takim të veçantë Ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Per Strand Sjaastad. Presidenti Meta vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera politike midis dy vendeve dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen teknike dhe asistencën financiare që Norvegjia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite.

Në mënyrë të veçantë Presidenti Meta vlerësoi rolin dhe kontributin e kompanive të mirënjohura norvegjeze si Statoil dhe Statkraft në fushën e energjisë në Shqipëri. Presidenti Meta nënvizoi nevojën e një bashkëpunimi më të ngushtë në funksion të shfrytëzimit më të mirë të burimeve të mëdha hidrike dhe detare që dy vendet kanë.

Duke iu referuar bashkëpunimit në fushën e turizmit, Presidenti Meta përshëndeti vendimin për të filluar fluturimet e drejtpërdrejta ajrore, mes Oslos dhe Tiranës, në sezonin veror dhe shprehu besimin se kjo do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e shkëmbimeve turistike midis dy vendeve.

Presidenti Meta, vlerësoi në mënyrë të veçantë mbështetjen politike dhe financiare që Norvegjia ka dhënë për njohjet ndërkombëtare dhe zhvillimin e Kosovës, si dhe për angazhimin dhe kontributin për stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset