Meta: Ka një përpjekje për të
dëmtuar imazhin politik të LSI 

Meta: Ka një përpjekje për të<br />dëmtuar imazhin politik të LSI 
Ilir Meta në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të forcës politike që drejton foli për një përpjekje për prishjen e imazhit politik të LSI-së. Kreu i LSI-së theksoi se kjo vjen për shkak të rritjes në elektorat të partisë së tij. Përgjigje për këto përpjekje tha ai do të jetë transparenca dhe ndëshkimi me ligj duke barë si shembull ish-drejtoreshën e Drejtorisë Arsimore Lushnjë.

“Ka një përpjekje për të dëmtuar imazhin politik të LSI-së në mënyrë të padrejtë. Përgjigja jonë ndaj gjithë atyre që janë të shqetësuar për rritjen e LSI-së është transparencë maksimale dhe në çdo gjë. Goditje pa mëshirë ndaj korrupsionit dhe në radhë të parë kur këto shfaqen tek përfaqësues të LSI. Kush dëshiron të jetë qeveritar merr përsipër të bëjë një shërbim publik jo ta kthej aktivitetin në një qendër të vënies së gjobave. Është mesazh shumë i qartë për ish-drejtoreshën e arsimit të Lushnjës dhe për cilindo që kërkon të abuzoi me funksionin publik. Askush s’do ketë mbrojtjen më të vogël por do marri përbuzjen tonë. Askush s’të detyron me zor të bëhesh zyrtar”, tha Meta.

Transparenca e LSI
Jo thjesht transparencën financiare të LSI por se besojmë se sistemin e transparencës së plotë të mënyrës se si funksionon, e kemi detyrim që publiku të jetë i qartë dhe jo i dyshimtë. Ky ka qënë një shqetësim i vazhdueshëm edhe ndërkombëtar. Duhet të marrë një zgjidhje dhe besoj se dhe ministri i ri i drejtësisë gr parlamentar do të jenë të interesuar të ecin në këtë rrugë por deri sa të përmbushet kuadri ligjor, kryesia ka miratuar këtë platformë dhe në këtë mënyrë ne duke vendosur këtë standard të lartë të transparencës jemi të hapur të koontribuojmë që procesi të jëtë i besueshëm dhe funksional;
 
Projektbuxheti i LSI publik në faqen online të LSI.Kështu njerëzit o të dinë se si shpenzohen fondet një pjesë vjen si kontribut i anëtarëve të saj. Ky proces ka filluar, cdo aktivitet i LSI do të jetë trasparenc dhe brenda 2 ditëve nga zhvillimi i aktivitetit do të bëhen publike shpenzimet për aktivitetin.Në rastet kur do mari pjesë kreu i LSI do bëhen një ditë më para.Ne e duam shumë trasparencen skemi frikë.
 
Njerëz që kanë probleme me drejtësinë kanë të drejtë të kenë jetën e tyre por ne e kemi për detyrë të rrisim standardet e shërbimit publik.Ska politikë të pasur me financime të fshehura.
 
Duke qënë më të kujdeshsëm më përfaqësimin publik me sipërmarrës të jemi më të kujdesshëm për një mjedis biznes më të pastër dhe konkurrues. LSI do të kërkojë barazi gjinore në parlamentin e ardhëshëm.

Lufta ndaj terrorizmit
Në mbledhjen e këshillit të drejtues kombëtar të LSI-së, kreu Ilir Meta e nisi fjalën e tij me solidarizim me popullin francez në luftë kundër terrorizimit, duke theksuar se Shqipëria  është dhe ka qënë në vijën e parë të kësaj lufte si anëtare e NATO-s dhe kandidate e BE.Meta përshendeti edhe konsensusin e arritur për dekriminalziimin si dhe foli lidhur me transparencën e financime vtë LSI.Për tu veçuar në fjalën e tij ishte ishte fakti theksi që ai vuri tek të qënurit pjesë e LSI.
 
"Solidaritet për popullin e Francës kundër barbarisë. Shqipëria në vijën e parë të luftës kundër terrorizimit para 11 shtatorit dhe vazhdon të jetë në vijën e parë sepse është kërcënim për njerëzimin ashtu sikurse jemi shumë krenar për harmoninë fetare ku shqipëria shkëlqen që do vazhdojmë ta mbrojmë se dhe vetë islami predikon paqe. Si një vend anëtar i NATO-S dhe kandidat i BE do vqzhdojmë kontributin në luftën kundër terrorizmit"-tha Meta
 
Dekriminalizimi
"Dua të shpreh kënaqësinë në lidhje me arritjen e marrëveshjes së Dekriminalziimit më në fund po ecim drejt ekzekutimit të fjalës Dekriminalzimin nga diskutimet tona.Eshtë detyrimi ynë të rrisim standardet e politikës e përfaqësimit publik, pasi kjo do ti shërbejë edhe reformës në drejtësi. Ne kemi qënë të qartë reformën në drejtësi dekriminalizim dhe përmbushje prioritetesh për në BE."
 
Reforma në Drejtësi
"Eshtë një reformë e domosdoshme jo vetëm për të luftuar korrupsionin dhe kr8imin e organizuar që janë shqetësuese por në veçanti si një detyrimë ndaj qytetarëve që të marrin drejtësi. Sistem me integritet efektiv dhe llogari dhënës.Do të ecim edhe më shpejt me këtë drejtim".
 

Projektbuxheti
"Grupi Parlamentar dhe ekpertë të të gjitha fushave të gatshëm të shqyrtojnë".

Zgjerohet kryesia, 4 anëtar të rinj
LSI zgjeron kryesinë e saj me katër anëtarë të rinj. E para është Zamira Rami kryetare e Bashkisë Gjirokastër, i dyti është shefi i kabinetit të Metës,  Sokol Dervishi. Po ashtu janë bërë pjesë e kryesisë dy deputetët, Silva Caka dhe Përparim Spahiu. Gjithashtu, LSI ka shtuan në Komitetin Drejtues 20 përfaqësues të Lëvizjes Rinore për Integrim.
  
 
Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike

Video/ Të moshuarit e azilit kalojnë një ditë ndryshe! Shëtitje në liqen me anije turistike