Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është takuar në Prishtinë me kryetarin e Asamblesë së Madhe të Turqisë, Ismail Kahrahman.
Në këtë takim, Meta dhe homologu i tij turk Kahraman biseduan mbi zhvillimet e fundit ndërkombëtare duke vlerësuar angazhimin e Turqisë dhe të Shqipërisë kundër terrorizmit ndërkombëtar në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.

Kryeparlamentari Meta ka vlerësuar marrëdhëniet e ngushta vëllazërore mes dy vendeve në të gjitha drejtimet, duke ripërsëritur ftesën për një vizitë të Kahraman në Shqipëri.
Nga ana tjetër, kryetari i Asamblesë Kombëtare të Turqisë u shpreh se kontaktet mes dy parlamenteve dhe veçanërisht mes komisioneve parlamentare duhet të intensifikohen më tej.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com