Meta-Karajanov takim "lamtumire"
pas mbarimit të mandatit diplomatik

Meta-Karajanov takim "lamtumire"<br />pas mbarimit të mandatit diplomatik<br>
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti sot në një “takim lamtumire”, Ambasadorin e Republikës së Maqedonisë Stojan Karajanov, si shenjë respekti dhe përcjellje pas mbarimit të mandatit.
Duke iu referuar intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe shkëmbimit të vizitave në nivelet më të larta, kreu i shtetit Meta vlerësoi angazhimin dhe kontributin personal të Ambasadorit Karajanov në këtë drejtim.

Presidenti Meta shprehu gjithashtu besimin se, Ambasadori Karajanov edhe pas mbarimit të misionit të tij diplomatik në Shqipëri do të jetë një promovues aktiv i marrëdhënieve shqiptaro-maqedonase.

e.gj/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump 'i pajustifikueshëm'