KAVAJË - "Kavaja po ecën drejt një ndryshimi të vërtetë, që i jep një perspektivë të rinjve dhe të rejave.Era e fitores po fryn në të gjithë Shqipërinë, Kavaja një nga kulmet e suksesit të Shqipërisë". Kështu u shpreh kreu i LSI, Ilir Meta sot në Kavajë, ku ka qenë për të prezantuar kandidatin për deputet në Kavajë, Parid Xhihanin.
"Parid Xhihani është një sportist shembullore, prandaj e kemi zgjedhur dhe është një përfaqësues të denjë për këtë qytet. Mbështetja për LSI, investimi më i mirë drejt mirëqenies dhe integrimit. LSI është partia e të rinjve dhe të rejave duke duket edhe në listën e kandidatëve për deputetë. Në Tiranë 4 nga 7 të parët i takojnë LSI, pasi kemi besim te rinia. 23 qershori mundësia më e mirë për të marrë vendimin më të mirë për të ardhmen e Kavajës dhe gjithë Shqipërisë", është shprehur Meta.
Sipas tij, "LSI është forca më e përkushtuar për të integruar vendin jo me fjalë, por me vepra dhe standarde demokratike, ekonomike dhe shoqërore". Meta ka bërë të ditur se partia që përfaqëson ka plan të qartë për punësimin e të rinjve dhe të reja, prioritet tona bashkohen te punësimi.
"Ndërsa politikat fiskale të LSI synojnë të krijonë lehtësi për sipërmarrësit për të hapur vende të reja pune. Shqipëria po ndeshet me krizë ekonomike dhe sociale, ndaj synojmë ristrukturimin e ekonomisë për ta bërë të qëndrueshme dhe të sigurojë jetëgjatësi. LSI shikon drejt të ardhmes dhe bashkëpunimit, jo e konflikteve’ përfundoi Meta fjalën në Kavajë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com