Meta kërcënon policinë: Mos bëni
presione se nuk do kemi mëshirë

Meta kërcënon policinë: Mos bëni<br />presione se nuk do kemi mëshirë
BERAT-LSI ka mbyllur fushatën në qytetin e Beratit, ndërsa ish-kryetari dhe aktualisht Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta i ka bërë thirrje policisë që të mos marrë porosi për të bërë presione tek votuesit për të shkrirë LSI, pasi nuk do të ketë asnjë mëshirë, ndërsa 'thumboi' Ramën.
 
I bëj thirrje drejtorit të policisë këtu dhe atyre që kanë marrë porosi për të shkrirë LSI, thirrini mendjes dhe mos merrni porosi nga një njeri që jo vetëm policia po as mjekësia nuk i bën dot derman.

Nuk do të ketë asnjë amnisti, asnjë keqardhje, asnjë mëshirë për cdo drejtues policie dhe për cdo bandit që do guxojë të bëjë presion qytetarëve të Beratit dhe Shqipërisë për votën e lirë
”, u shpreh Meta.
 
Meta pak ditë më parë nga Lezha deklaroi se do të armatosë popullin nëse policia nuk lidh zagarët.

Meta mesazh Ramës: Mos i mbaj shpresat tek Basha
Meta nga Berati i ka dërguar një tjetër mesazh kryeministrit Rama, që të mos mbajë shpresa te Basha, referuar paktit të 18 Majit. “Kot i mban shpresat te bluja kryetari i mavisë, qofte te Lulushi, qofte te policia. S’i bën derman as marrëveshja e errësirës me “Lulushin” as policia te cilës i bëri thirrje pak ditë më parë të bëjnë fushatë për votat për PS.
 
I tmerruar nga fakti që Berati do të jetë i kuq me LSI. Edhe Kavaja do t’i shporrë përmes Vettingut bandat e rilindjes, jo më Berati. Berati nuk i harron mashtrimet"


Meta: Në 4 vite Rilindja nuk bëri shtet, por qametin
Më pas Meta u ndal te akuzat ndaj Ramës duke deklaruar se në 4 vite nuk bëri shtet, por qametin, pasi futi në burg të varfrit dhe ndihmoi oligarkët për të fshirë detyrimet tatimore.

"Në 4 vite ne pamë sesi bëhet qameti, si përdoret policia, presioni, shantazhi ndaj të vobektëve që nuk kanë paguar dritat, por kemi parë akte ligjore që oligarkët të fshijnë malet e borxheve ndaj OSHEE dhe tatimeve.
 
Padrejtësia sociale është shtuar dhe Berati është për drejtimin e ri. Më mirë të shkarkojmë kreun e Rilindjes sesa të rinjtë të braktisin Shqipërinë.  Kreu i Rilindjes zgjodhi vendin e gabuar për të sulmuar pabesisht LSI dhe për të provokuar përçarjen e së majtës.
 
Në 25 qershor të gjithë socialistët që u injoruan dhe poshtëruan, të votojnë LSI për bashkimin e së majtës. Në 4 vite, Rama u kthye kurrizin socialistëve sapo u mori votat dhe u vendos në shërbim të 6 oligarkëve.
 
Mediat italiane konfirmuan, LSI në Shqipëri është gati për të drejtuar qeverisjen e vendit. Ne nuk i ndërrojmë deputetët si të tjerët nga njëri qark në tjetrin se gënjejnë, mashtrojnë.
 
Thelbi i Rilindjes është mashtrimi, pabesia dhe mos mbajtja e premtimeve. Deputetët tanë janë BIO nuk janë OMGJ, ne do të marrim 5 deputetë, tomi dhe xherrit nga një deputet sa për shenjë
” deklaroi ai.
 
Naço: Zani Caushi por pret të tjerë në burg...
Ndërkohë që kandidati i LSI për qarkun e Beratit, Nasip Naço gjatë fjalës së tij ka paralajmëruar se nëse do të ketë presione ndaj votuesve, autorët do të përfundojnë në burg si Zani Caushi.
 
Mos e harroni Zani Caushin, e përdorën për zgjedhje dhe sot është në burg, ai sot po pret Zanër të tjerë” deklaroi ai.

 
dy.b/shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset