Deklarata e bërë nga presidenti Ilir Meta në samitin SEECP që po mbahet në Sarajevë, përmes të cilës kërkoi njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, ka shkaktuar reagimin e kryeministres serbe Ana Bërnabiç.

Ajo deklaroi se presidenti Ilir Meta duhet të vetëpërmbahet nga provokimet.

“Në këtë tryezë ka disa vende që nuk e njohin Kosovën, dhe unë sugjeroj që të mos ketë përplasje për këtë çështje mes shteteve të tjera. Më vjen keq që përfaqësuesit e institucioneve të përkohshme të Prishtinë nuk janë këtu. Kjo tregon se çfarë bashkëpunimi dëshiron Prishtina”, ka thënë Bërnabiç.