MIRDITE - Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka bërë të ditur se vendimin për koalicion në zgjedhjet e ardhshme e merr Konventa e LSI-së.

Deklarata e kreut të kësaj partie ka ardhur nga Mirdita, ku zhvilloi një takim me simpatizantët e këtij qyteti.

Numri një i LSI-së ka thënë se partia që ai drejton punon për solidaritet.

“Detyrimi ynë është të kujdesemi për njerëzit”, tha Meta.

Gjatë fjalës përpara qytetarëve, ai e vuri theksin tek punësimi, i cili shihet si ‘arma’ më e mirë për të luftuar varfërinë.

Redaksia online
(eç/ga/shqiptarja.com)