TIRANË- Më shumë shkëmbime ekonomike mes Japonisë dhe Shqipërisë dhe investime japoneze do të ketë së shpejti në Shqipëri.
Një gjë e tillë u pohua në takimin mes Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta dhe Ambasadorit të Japonisë në Shqipëri (Rezident në Romë), Masaharu Kohno.
Meta dhe Masaharu ndanë bindjen se bashkëpunimi mes dy vendeve duhet konkretizuar më tej në kuadër të intensifikimit të shkëmbimeve ekonomike, inkurajimit të investimeve japoneze në Shqipëri, si dhe në drejtim të mbështetjes reciproke në organizatat ndërkombëtare.
Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta pasi vlerësoi marrëdhëniet tradicionale mes Shqipërisë dhe Japonisë si shumë të mira shprehu vullnetin për të intensifikuar marrëdhëniet ndër-parlamentare dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në fusha prioritare si infrastruktura, bujqësia, turizmi dhe energjia.
Në këtë kuadër, Meta bëri një vlerësim të veçantë për mbështetjen e Japonisë gjatë viteve të fundit, përmes aktivitetit të Agjencisë Japoneze për Bashkëpunimin Ndërkombëtar (JICA), duke theksuar se Japonia përfaqëson një vend me rëndësi të veçantë për Shqipërinë dhe se investitorët japonezë janë të mirëpritur në Shqipëri.
Ambasadori i Japonisë, Masaharu Kohno shprehu mirënjohjen e tij “për punën e bërë në drejtim të forcimit të marrëdhënieve dypalëshe” dhe shprehu vullnetin për të zgjeruar bashkëpunimin ndër-parlamentar përmes shkëmbimit të vizitave të grupeve reciproke të miqësisë dhe në nivel Kryetarësh.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com