Meta, Krasniqit: Krah jush në gjithçka
në 16 prill do të përkujtojmë eksodin  

Meta, Krasniqit: Krah jush në gjithçka<br />në 16 prill do të përkujtojmë eksodin  
PRISHTINË – Kreu i Kuvendit të Shqipërisë ka ndarë sot në Prishtinë, edhe me homologun e tij kosovar Jakup Krasniqin, mendime të përbashkëta për një mori çështjesh në interes të të dy vendeve duke filluar me harmonizimin e legjislacionit dhe rrëzimin e barrierave që vështirësojnë shkëmbimet ekonomike dhe tregtare ndërmjet dy vendeve. Po ashtu, ata e kanë përforcuar idenë e aktiviteteve të përbashkëta të dy qeverive.

Burimet zyrtare të Kuvendit të Kosovës bënë të ditur detaje nga takimi i delegacioneve dypalëshe. "Si kuvend, ne do t'i mbështesim të gjitha angazhimet dhe aktivitetet e dy qeverive tona, që kanë për qëllim krijimin e një hapësire të përbashkët në të gjitha fushat", ka theksuar  Krasniqi.

Kurse Meta ka nënvizuar se "jemi këtu për të shprehur vullnetin tonë të plotë, jo vetëm për të forcuar paqen dhe stabilitetin e tërë rajonit tonë, por njëkohësisht edhe për mirëqenien e të gjithë qytetarëve tanë".

Lidhur me dialogun e hapur Kosovë – Serbi, Meta theksoi rëndësinë e shpërbërjes së shpejtë e të plotë të të gjitha strukturave ilegale që veprojnë në Kosovë dhe të integrimit të plotë të komunitetit serb në jetën institucionale të Kosovës. Pasi garantoi vazhdimin e mbështetjen së Tiranës zyrtare për Kuvendin e Kosovës dhe popullin e saj në rrugën e integrimit evropian, si dhe në afirmimin e shtetit të Kosovës, Meta shfaqi shpresën për liberalizim të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës.

Përsa i përket çështjes së tribunalit, kryeparlamentari Krasniqi tha se në Kuvendin e Kosovës ende nuk ka një dokument zyrtar lidhur me këtë. Ndërsa, kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Meta, vlerësoi se populli i Kosovës nuk ka sulmuar askënd, por ka bërë luftë të drejtë të imponuar. Në këtë funksion, Meta bëri të njohur se më 16 prill në Kukës do të shënohet 15-vjetori i eksodit të popullit të Kosovës në Shqipëri, në përkujtim të rreth 1 milion shqiptarëve të depërtuar me dhunë nga regjimi i Beogradit.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit