TIRANE- Për ditën e dytë rradhazi, Kreu i Parlamentit Ilir Meta shprehet mbi çështjen e guvernatorit të Bankës së Shqipërisë dhe dekretin e Presidentit Nishani për emrin e Genti Sejkos në krye të bankës qendrore. Meta ka ritheksuar se Nishani ka zbatuar kushtetutën dhe se me rëndësi mbetet vetëprezantimi i kandidatit Sejko. Por nga ana tjetër kryeparlamentari nuk ka një pozicion të qartë mbi debatin e prodhuar nga përfaqësues të lartë mazhorancës, se kreu i Shtetit nuk mund të propozojë për guvernator, një emër që nuk është së pari anëtar i Këshillit Mbikëqyrës BSH-së.