Meta kritika qeverisë në ditën Ndërkombëtare të Informimit: Propaganda autokratike s’mund të cenojë të drejtën kushtetuese për informim

Meta kritika qeverisë në ditën Ndërkombëtare të Informimit: Propaganda autokratike s’mund të cenojë të drejtën kushtetuese për informim

Ilir Meta

Në ditën Ndërkombëtare të të Drejtës për Informim, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kritikuar qeverinë, se vendimmarrjet më të rëndësishme, i kryen në errësirë të plotë e në funksion të interesave korruptive të saj, ashtu siç ajo bëri me inceneratorët, koncensionet dhe tenderat sekretë.

Sipas Metës propaganda autokratike nuk mund të cenojë të drejtën kushtetuese për informim dhe askush nuk mund t’i shpëtojë detyrimit për të qenë transparent dhe llogaridhënës

‘28 Shtatori, Dita Ndërkombëtare e Të Drejtës për Informim thekson rëndësinë jetike për demokracinë, të së drejtës së qytetarëve për t'u informuar dhe detyrimit të Qeverisë dhe çdo institucioni për të qenë transparent dhe llogaridhënës. Për fat të keq, në Shqipëri vendimmarrjet e rëndësishme të Qeverisë, që lidhen me interesin publik merren në fshehtësi dhe errësirë të plotë në funksion të interesave korruptive të saj, ashtu siç ajo bëri me inceneratorët, koncensionet dhe tenderat sekretë. Propaganda autokratike nuk mund të cenojë të drejtën kushtetuese për informim dhe askush nuk mund t’i shpëtojë detyrimit për të qenë transparent dhe llogaridhënës.’- shkruan Meta.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ZENUN HAJDAR REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 28/09/2022 12:49

    O Ilir Meta METAJ e vërtetaj ti u pe me zë e me figur mor burec që vodhe 700. 000 euro e ske turp e vazhdon e në politik qëndron. Po mir ja bon kti populli hajvon që të voton o vemje Ilir spiuni. Kur ke gjet shesh bëj përshesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!