Meta kryetari i ri i Kuvendit
Merr 8 vota të së djathtës

Meta kryetari i ri i Kuvendit<br />Merr 8 vota të së djathtës
TIRANË - Ilir Meta, është kryetari i ri i Parlamentit të dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit.  91 deputetë votuan pro kandidaturës së kreut të LSI-së në, duke marrë kështu vota dhe nga deputetët e koalicionit të djathtë. Kundër votuan 45 deputetë, 1 fletë votimi ishte abstenim.
Votuan gjithsej: 137 deputetë - Fletë të vlefshme: 137 - Vota pro: 91 - Vota kundër: 45 - Abstenim: 1

Seanca e sotmja,e  dyta, e Legjislaturës së VIII parlamentare nisi fillimisht me verfikimin e mandateve dhe më pas 140 deputetët të rinj u betuan se "do të kryenin me ndërgjegje detyrën e përfaqësuesit të popullit në Parlament" .

Votimi për kandidaturën e Ilir Metës, i cili do të ulet në karrigen e lënë bosh nga Jozefina Topalli, ishte i fshehtë. Ilir Meta mori 8 vota më shumë se 83 vota që kishte koalicioni i majtë, tregues se ka mbështetje edhe më të gjerë.

Verifikohen mandatet: 83 deputetë koalicioni i majtë, 57 mandate koalicioni i djathtë. 

ORA 13: PDIU: VOTUAM KUNDER METES
Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet ka votuar kundër zgjedhjes së Ilir Metës në krye të Kuvendit të Shqipërisë. “Nëpërmjet këtij njoftimi, duam të bëjmë të ditur qëndrimin politik të shprehur me votë prej grupit parlamentar të PDIU-së në votimin e sotëm për kryetar parlamenti.  PDIU është kundër kandidaturës së mazhorancës për kreun e legjislativit si votim dhe qëndrim politik, si pjesë e gjithë opozitës shqiptare. E bëjmë këtë sqarim për të konfirmuar qëndrimin tonë në lidhje me këtë çështje”, thuhet në deklaratën zyrtare të shpërndarë nga zyra për mediat në PDIU.

PR DHE NDOKA: NE VOTUAM KUNDER
Edhe Partia Republikane përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, konfirmoi se deputetët e saj kanë votuar kundër kandidaturës së zotit Meta. “Partia Republikane është në opozitë dhe bashkë me aleaten e saj, Partinë Demokratike, do të bëjë të gjitha përpjekjet për të zhvilluar një opozitë të fuqishme në shërbim të interesave të vendit, si dhe do të bashkëpunojë në çdo moment me forcat e opozitare për të rikthyer të djathtën në pushtet”, thuhet në njoftim.
“Se kam idenë kush votoi pro nga opozita, është votë e fshehtë. Unë për vete kam votuar kundër zgjedhjes së zotit Meta”, tha Ndoka. Ndërkohë që votimi i fshehtë nuk lejoi Berishën si dhe Palokën që të zbulonin se kush i tradhëtoi që në votimin e parë.

ORA 13:30, PALOKA: VENDIMI I GRUPIT PD ISHTE PER TE VOTUAR KUNDER
“Nuk e dëgjova rezultatin. Nuk më intereson”- deklaroi kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka pas seancës kur u votua Ilir Meta për kryetar të Parlamentit. “Opozita jonë nuk do të jetë problem numrash është cilësia që  do të kemi në opozitë, edhe sikur të jenë 8 apo 18 vota.”- tha Edi Paloka.  

I pyetur nga gazetarët nëse vendimi i grupit ka qenë për të votuar kundër Paloka u përgjigj: “Sigurisht” por dhe shtoi “Nuk më interesonte rezultati”

ORA 13:05 AMBASADORI I BE, SEQUI URON METËN
"Do të doja t'i jap urimet më të mira kryetarit të ri Ilir Meta për zgjedhjen si Kreytar i Kuvendit. nuk kam dyshim se do ta udhëheqë Kuvendin në mënyrë të urtë dhe efikase. Dëshiroj të theksoj dhe rezultatin dhe rëndëisnë e numrave që dolën. Është e rëndësishme sepse siç kemi thënë edhe në prioritetet kyçe të BE-së Parlamenti është një institucion kyç dhe ka një rol tepër kyç në sistemin e kontrollit dhe balancave. Gjatë fjalimit të Metës mbajta disa fjalë shënim që janë shumë të rëndësishme si Integrimi në BE ecën në mënyrë paralele mes maxhorancës e opozitës”- tha Sequi.  Çfarë tha Sequi pas seancës
sequi per meten

13.05 META THËRRET KRERËT E GRUPEVE PARLAMENTARE
Pas përfundimit të fjalës para deputetëve, kreu i ri Ilir Meta ka thërritur menjëherë konferencën e kryetarëve të grupeve parlamentare, pasi siç tha dhe ai, “mjaft kemi bërë pushime deri më tani, kjo jo për arsye të tyre”. Ndërkaq kryeparlamentari i ri, Ilir Meta njoftoi dhe se nesër në orën 11.00 mbahet seanca e tretë e Kuvendit.

meta kryetar


ORA 13:00 META MBAN FJALIMIN E PARE SI KRYETAR I KUVENDIT
Me të marrë detyrën e re si kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta ka falenderuar për zgjedhjen e tij dhe ka kërkuar nga të gjithë deputetët, të mazhorancës dhe opozitës që të bashkëpunojnë për të mirën e Shqipërisë, për hapjen e vendeve të reja të punës, për zhvillimin e saj, për të rritur investimet dhe për ta bërë Shqipërinë një vend më tërheqës për investitorët e huaj.  
 Fjalimi i Ilir Metes: Së bashku për integrimin

ORA 12: 50 BRAHO JEP REZULTATIN E VOTIMIT
Spartak Braho jep rezultatin e votimit. "Në kuti u gjetën 137 fletë votimi. Nga këto të vlefshme ishin 137 fletë votimi, të pa vlefshme asnjë. Nga 140 deputetë 137 kanë votuar 3 deputetë nuk kanë votuar.
spartak braho

Pro zgjedhjes së Ilir Metës në krye të Kuvendit të Shqipërisë kanë votuar 91 deputetë. Kundër zgjedhjes së Ilir Metës në krye të Kuvendit të Shqipërisë kanë votuar 45 deputetë.

Abstenime 1"

Në seancë nuk ishin të pranishëm deputët, Myqerem Tafaj, Ridvan Bode, as Vasil Bici i cili ka dhënë dorëheqjen nga mandati i tij. Në vend të tij në parlament do të hyjë Mëhill Fufi, i cili ditën e zgjedhjeve, 23 qershor u plagos në ngjarjen e ndodhur në Laç ku pranë qendrës së votimit mbeti i vrarë simpatizanti i LSI-së Gjon Gjoni.

ORA 12: 30 NIS NUMERIMI PER ILIR METEN KRYETAR
Nis numërimi i votave fletë pas flete. Deputeti Spartak Braho deklaroi se në kuti ishin 137 fletë votimi.
 
ORA 12:00  NIS VOTIMI PER KRYETARIN ILIR META
Votimi është i fshehtë dhe bëhet me kuti. Komisioni i cili do të numërojë votat është i përbërë nga deputetët Spartak Braho, Ermonela Felaj, Telkis Kruja, Igli Cara dhe Luan Rama

ORA 11.48 NGRIHET KOMISIONI PER ZGJEDHJEN E KRYETARIT TE KUVENDIT
Ngrihet komisioni për të organizuar dhe administruar zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë. Kandidaturë e vetme është kreu i LSI-së, Ilir Meta.

ORA 11.45 NIS VOTIMI PËR KRYETARIN E KUVENDIT
Kryesuesi Namik Dokle procedon me zgjedhjen për kryetar të Kuvendit. "Propozimi bëhet me shkrim nga të paktën 15 deputët. Kryetari i kuvendit zgjidhet pa debat dhe në mënyrë të fshehtë. Propozojmë për kryetar të Kuvendit të Shqipërisë, zotin Ilir Rexhep Meta."- tha Dokle. 
rama
(Ne foto: Sali Berisha duke votuar per kandidaturen e Ilir Metes)

Sipas rregullores, zgjedhja bëhet pa debat dhe me votim të fshehtë. Votimi, sipas nenit 6 të rregullores, organizohet nga një komision i përbërë nga pesë deputetë, që pasqyron dhe përbërjen politike të Kuvendit.

rama
(Foto: Rama duke votuar per kandidaturen e Ilir Metes, si kreu i parlamentit)
jozefina duke votuar
(Ish-Kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli duke votuar)


meta duke votuar
meta duke votuar
(Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta duke votuar)

Seanca ndiqet edhe nga ambasadori i BE-së, Ettore Sequi.

BETIMI I DEPUTETEVE I LEXUAR NGA NAMIK DOKLE
"Betohem në nderim tim se do të kryejë me ndërgjegje detyrën e përfaqësuesit të popullit në Kuvend. Do të përfaqësoj interesat e popullit dhe të përfaqësuesve që më kanë zgjedhur. Do të punoj me të gjitha fuqitë e mia për përparimin e atdheut”.- u betuan deputetët

ORA 11: 30 SUBASHI: KOMISIONI VERIFIKOI MANDATET E 140 DEPUTETEVE
Deputeti i PS-së Armando Subashi lexon raportin e Komisionit të verifikimit të mandateve:  “Ky komision pasi shqyrtoi dokumentacionin konstatoi: Më 23 qershor u zhvilluan zgjedhjet në Shqipëri. Në këto zgjedhje morën pjesë 68 parti dhe në Kuvend përfaqësohen 7 subjekte parti politike. Verifikohen dhe mandatet.

armando subashi

MANDATET NE PARLAMENT

  Koalicioni i majtë 83 mandate

PS 65 deputetë
LSI 16 deputetë
PBDNJ 1 deputetë
PKDSH 1 deputetë

Koalicioni i djathtë
57 Mandate 
PD 50 deputetë
PR 3 deputetë
PDIU 4 deputetë

Më vonë do të ngrihen edhe komisionet parlamentare dhe emërtimi i tyre që do të bëhen nga kreu i ri i Kuvendit të Shqipërisë.

Kryeministri i ri Edi Rama mbërriti në Kuvend menjëherë pasi mori nga Presidenti Nishani mandatin për formimin e qeverisë së re. 


Redaksia online
(Suela Gera/Artan Cena/a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga politika, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit

112-vjetori i Pavarësisë/ Urime nga politika, Kurti: Ky 28 Nëntor na gjen me projektin e Memorialit të Adem Jasharit