Me vendosmërinë për të qenë krah SHBA në luftën kundër terrorizmit, ekstremizmit  dhe autoritarizmit, Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001. Kreu i shtetit thotë se Shqipëria duhet të luftojë çdo akt që vë në rrezik stabilitetin.

Në krah të popullit amerikan, përkujtojmë sot viktimat e pafajshme të sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 dhe solidarizohemi me familjet e tyre!

Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë dhe rajonin tonë.

Shqipëria dhe SHBA janë të bashkuara në vlerat e tyre të përbashkëta të lirisë dhe demokracisë, dhe në përpjekjen për t’i mbrojtur këto vlera nga kërcënimet e përbashkëta si terrorizmi, ekstremizmi i dhunshëm, fondamentalizmi fetar dhe autoritarizmi", shkruan Meta