Meta kujton 'Traktorin' e futbollit shqiptar: Ishte mjeshtër i rrallë në fushën e blertë

Meta kujton 'Traktorin' e futbollit shqiptar: Ishte mjeshtër i rrallë në fushën e blertë

Presidenti Ilir Meta ka kujtuar sot në një postim në Facebook një nga legjendat e futbollit shqiptar, Lefter Millo. Kreu i shtetit shkruan se futbolli shqiptar ka nevojë për modelin e vyer të Lefter Millos, i cili shkëlqeu edhe me ekipet më të mira të Greqisë, për shpirtin e tij të garës, dëshirën dhe vendosmërinë për të fituar.

"Si sot, 54 vite më parë, në Derviçanin e dashur, lindi një nga ikonat e futbollit shqiptar, mesfushori energjik i Luftëtarit, Partizanit dhe Ekipit Kombëtar, Lefter Millo, të cilin përherë do ta kujtojmë me respekt e mirënjohje. I pagëzuar nga tifozët e dashamirësit me nofkën "Traktori", për talentin dhe mjeshtërinë e rrallë në fushën e blertë, Lefter Millo, la gjurmë të thella e të paharruara në historinë e futbollit shqiptar, së bashku me shumë korifej të tjerë si Panajot Pano, Vasillaq Zëri, Arjan Xhumba e Arjan Bellai, të cilët edhe pse me kombësi greke, e nderuan me besnikëri dhe devocion fanelën Kuq e Zi dhe ngritën lart emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, duke u kthyer shembuj të jashtëzakonshëm për brezat e rinj e veçanërisht në simbole të bashkëjetesës së shkëlqyer ndëretnike në vendin tonë.

Futbolli ynë ka nevojë për modelin e vyer të Lefter Millos, i cili shkëlqeu edhe me ekipet më të mira të Greqisë, për shpirtin e tij të garës, dëshirën dhe vendosmërinë për të fituar, dhe jam i bindur se minoriteti grek do t'i japë sportit shqiptar të tjera talente dhe legjenda si ai. U largua nga jeta aksidentalisht në kulmin e formës sportive, kur të gjithë prisnim të jepte maksimumin e tij, për të mbetur përgjithmonë në memorien tonë si fitimtari i dyluftimeve, i paepur, energjik dhe triumfues, për këdo që e adhuronte për karakterin dhe pasionin e tij të jashtëzakonshëm në fushën e blertë. Lefter Millo është shembulli se si një fëmijë fshati vetëm falë pasionit, këmbënguljes dhe talentit mund të arrijë majat e suksesit. Mezi pres të rikthehem në Derviçian për të nderuar këtë legjendë të futbollit Kuq e Zi" shkruan Meta.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e premte, 27 dhjetor

Parashikimi i motit, e premte, 27 dhjetor