“Më lejoni të shpreh bindjen se do t’ia dalim! Ky Kuvend do të mbahet mend si Kuvendi i reformës në drejtësi”.
Kështu u shpreh sot Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, në pritjen e organizuar në Pallatin e Brigadave, për 25 vjetorin e vendosjes së pluralizmit parlamentar.
Në prani të deputetëve të të gjitha kohërave të Kuvendit, kryetarëve të partive politike në vend si dhe përfaqësuesve të trupit diplomatik në Tiranë, Meta shprehu garancinë se konsensusi do të arrihet dhe reforma në drejtësi do të miratohet.
“
Konsensusi për çështjet madhore që preokupojnë shqiptarët, duhet të na bashkojë përkrah kësaj përgjegjësie që na kanë ngarkuar qytetarët. Kuvendi ndodhet përpara sfidës madhore të këtyre 25 viteve pluralizëm, miratimit të reformës në drejtësi. Këtë reformë e presin të gjithë, qytetarët shqiptarë dhe partnerët ndërkombëtarë. Këtë kohë që kemi përpara ta shfrytëzojmë me urtësi dhe largpamësi për të arritur konsensusin e duhur, pasi reforma në drejtësi. Është përgjegjësia dhe detyra jonë historike për ta çuar këtë reformë përpara dhe për t’i dëshmuar partnerëve tanë ndërkombëtarë se ne jemi të aftë. Më lejoni të shpreh bindjen se ne do t’ia dalim dhe ky Kuvend do të mbahet mend si Kuvendi i reformës në drejtësi”, u shpreh Meta.
Kreu i Kuvendi shprehu një falënderim të veçantë për ish kryeparlamentarin Pjetër Arbnori dhe “Heroin e Demokracisë”, Azem Hajdari, bashkëshortet e të cilëve ndodheshin në këtë ceremoni.
“Dëshiroj të shpreh një mirënjohje të veçantë, këtu mes nesh ndodhet bashkëshortja e Pjetër Arbnorit, i cili ka qenë kryetar i Kuvendit nga ‘92-’96, urtësia dhe toleranca e të cilit ishte e pashembullt, po të kemi parasysh se ishte një nga disidentët më të vuajtur të 50 viteve të regjimit që lamë pas”, tha Meta.
Redaksia Online
Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3982
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!
25 Dhjetor, 19:46
-
Qeveria shqiptare do mbyllë TikTok-un, Joleza Koka: Jam kundër, mund të vendosen filtra! Gëzim Tushi: Nuk duhet të kemi fobi teknologjinë
25 Dhjetor, 19:40
-
Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia
25 Dhjetor, 19:34
-
Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë
25 Dhjetor, 19:23
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'
25 Dhjetor, 18:54
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka
25 Dhjetor, 18:45
-
Të shtëna me armë 'Shotgun' në Durrës, s'ka të lënduar! Shkak sherri mes dy personave të dehur në lokal, Policia shoqëron autorin (VIDEO)
25 Dhjetor, 18:28
-
Francë/ Makinisti hidhet nga treni me shpejtësi të lartë! Bllokohen mijëra udhëtarë
25 Dhjetor, 18:20
-
Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër
25 Dhjetor, 18:05
-
Plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi, zbulohet dëshmia e shitëses: Thirri për ndihmë, i dilte shumë gjak dhe i vura një peshqir!
25 Dhjetor, 18:01