Gjatë ditës së sotme Meta vizitoi Francën ku shprehu mirënjohjen për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit për në BE.
Meta nënvizoi se bashkëpunimi ekonomik dhe marrëdhënia e mirë mes dy vendeve është një klimë e favorshme për realizimin dhe zbatimin e të gjitha projekteve.
Kryetari i Kuvendit Meta nënvizoi se Kuvendi i Shqipërisë është i angazhuar për të avancuar me agjendën e reformave të nisura, ku prioritet mbetet reformimi i sistemit të drejtësisë, si kyç për të luftuar korrupsionin.
Gjatë fjalë Gerard Larcher mbështet progresin e arritur në marrëdhëniet mes vendeve të rajonit duke nënvizuar se Franca mbështet perspektiven europiane të gjithë rajonit.
Presidenti i Senatit Larcher vlerësoi përkushtimin e Shqipërisë ndaj objektivave të Francës për Konferencën globale për ndryshimet klimaterike dhe efektet ndaj mjedisit, duke veçuar se mbrojtja e mjedisit në zonën euro mesdhetare duhet parë me vëmendje të veçantë.
Në përfundim të vizitës Meta ftoi Presidentin Larcher për një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)