Meta “thumbon” Ramën për
arsimin e lartë: Jo arrogancë!

Meta “thumbon” Ramën për<br />arsimin e lartë: Jo arrogancë!<br>
Gjatë analizës së Kontrollit të Lartë të Shtetit, të organizuar sot në Universitetin e Durrësit Aleksandër Moisiu, i ftuar ishte edhe presidenti i Republikës Ilir Meta.

Kreu i shtetit në fjalën e tij përshëndetëse, preku edhe çështjen e reformës arsimore.

Të gjithë duhet të jemi më të vëmendshëm ndaj universiteteve! Duhet të jemi edhe më mbështetës, pasi problemet e arsimit të lartë nuk u takojnë vetëm universiteteve, qeverisë apo institucioneve, por i takojnë të gjithë shoqërisë. Dhe ne e dimë se arsimi i lartë ndeshet ende me sfida mjaft të vështira. Njëkohësisht edhe me vështirësi dhe sfida për zbatimin e ligjit të arsimit të lartë, por jam i bindur që të gjitha këto zgjidhen përmes një reflektimi vetëm pozitiv nga të gjithë aktorët, larg çdo komunikimi arrogant, i cili nuk na ndihmon për t’i konsoliduar reformat dhe për të përmirësuar impaktin e tyre në shoqëri, aq më tepër te të rinjtë dhe te fëmijët tanë”, - tha Presidenti Meta, duke theksuar se standardet e autonomisë universitare e lirive akademike janë jetike për demokracinë.

Dua të shpreh bindjen time që respektimi i autonomisë universitare dhe lirive akademike është një standard i rëndësishëm për demokracinë e një vendi që dëshiron të jetë anëtar i barabartë me gjithë vendet e tjera në Bashkimin Evropian”, - deklaroi ndër të tjera Presidenti i Republikës gjatë fjalë së tij.

Kjo deklaratë e Metës tingëllon si një “thumb” ndaj kryeministrit Rama, qeveria e të cilit kohët e fundit është përplasur me pedagogët për pagat, por edhe me opozitën që e kundërshton reformën në arsimin e lartë.

Duke folur për sfidat e KLSH-së Meta u shpreh se në një kohë kur besueshmëria te institucionet publike është jo fort inkurajuese, puna që bën ky institucion mund të kontribuojë shumë për ta rikthyer besimin.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024