Meta:LSI e përqendruar te problemet 
strategji për zhvillimin e vendit

Meta:LSI e përqendruar te problemet <br />strategji për zhvillimin e vendit
Kryetari i LSI-së, z. Ilir Meta, mori pjesë në Konventën Zgjedhore të Njësisë 1 në Tiranë. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe Kryetarja e LGI-së, Klajda Gjosha, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, Edond Panariti, Kryetari i KDK-së së LSI-së, Shezai Rrokaj, etj.
 
Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim Meta tha se LSI do të jetë një forcë e kudondodhur për të ndihmuar qytetarët, për t’i mbështetur por edhe për të sjellë optimizmin e duhur.
 
Kryetari Meta u shpreh se vendi ka nevojë për një energji pozitive që askush më mirë se sa LSI-ja nuk mundet ta përçojë në drejtimin e vendit, në dialogun dhe në bashkëpunimin politik.

Kryetari i LSI-së u shpreh se pas 26 vjetësh ka një konflikt të papranueshëm, ndërsa shoqëria kërkon ekuilibër dhe zgjidhje të problemeve.
 
“Pas 26 vjetësh gjithë kjo urrejtje është një gjë e papranueshme sepse është një konflikt aq artificial që vjen nga lart, që nuk vjen nga poshtë, nga shoqëria e cila kërkon ekuilibër, e cila kërkon zgjidhje të problemeve e jo konflikte”, - theksoi  Ilir Meta, duke shtuar se LSI është e përqendruar te problemet dhe se ka qëllime strategjike për zhvillimin dhe stabilitetit të vendit dhe për të modernizimin e tij.
 
Gjithashtu, Kryetari Meta nënvizoi se avantazhi i LSI-së është se ka durim strategjik dhe qëndron për njerëzit.
 
“LSI është e përqendruar te problemet, LSI ka qëllime strategjike për zhvillimin dhe stabilitetit të vendit dhe për të modernizimin e tij. Avantazhi që ka LSI-ja është që ka edhe durim strategjik, pra ka nerva të çelikta. Ajo që te njerëzit mbetet është mesazhi, që LSI është për njerëzit, qëndron për njerëzit, për punësimin e tyre, për përfshirjen e tyre, është për bashkëpunim me ta”, - deklaroi Kryetari i LSI-së ndër të tjera në fjalën e tij.

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve