Meta:LSI ka vetëm tre tabu që nuk
preken,stabiliteti,fqinjët e integrimi

Meta:LSI ka vetëm tre tabu që nuk<br />preken,stabiliteti,fqinjët e integrimi
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi një takim me banorët e Pustecit ku u prezantuan edhe kandidatët për deputet të LSI-së për qarkun e Korçës.
 
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, kryetari i Bashkisë së Pustecit, Edmond Themelko, kandidatët e LSI-së për qarkun e Korçës, qytetar, simpatizant etj.
 
Gjatë fjalës së tij në këtë aktivitet, Meta u shpreh se bashkëjetesa ndëretnike është një nga pikat kryesore të programit të LSI-së e cila duhet zhvilluar dhe ruajtur si garant i stabilitetit të vendit.
 
“Ne besojmë se Shqipëria është më e bukur, është më shpresëdhënëse, kur jemi të gjithë bashkë, por edhe kur këtë larmi të madhe, edhe kulturore, edhe etnike edhe fetare ne e ruajmë dhe e zhvillojmë si drita e syve.

LSI ka vetëm tre tabu që nuk preken: e para është stabiliteti i Shqipërisë. Kjo më është e rëndësishme se çdo gjë tjetër. E dyta janë marrëdhëniet me fqinjët, sepse çdo acarim i marrëdhënieve me fqinjët cenon drejtpërdrejtë edhe stabilitetin e Shqipërisë. Dhe e treta është integrimi evropian i Shqipërisë”,
u shpreh Meta duke shtuar se Shqipërisë i duhet një drejtim i ri, që synon zgjidhjen e problemeve më jetike të qytetarëve shqiptare.
 
“Ndaj duhet një drejtim i ri për Shqipërinë, ndaj LSI do të jetë forcë e parë që të garantojë një drejtim të ri i cili synon të zgjidh problemet më jetike të gjithë qytetarëve që jetojnë në Shqipëri”, u shpreh Meta.
 
Kryesuesi i listës së kandidatëve të LSI-së për qarkun e Korçës, Edmond Panariti në fjalën e tij në këtë aktivitet u shpreh se në programin e LSI-së është parashikuar 5-fishimi i fondeve për bujqësinë në mënyrë që ky sektor të zhvillohet.
 
“Në programin e LSI-së ne kemi parashikuar 5 herë më shumë fonde për agro-përpunimin, për argro-biznesin. Në kontrast me atë që kanë ndodhur deri tani ku fondet për fshatin shkuan për fasada, shkuan për palma dhe nuk u përqendruan asnjëherë në bujqësi”, tha Panariti duke shtuar se LSI zhvillimin e vendit e sheh nëpërmjet zhvillimit ekonomik dhe jo nëpërmjet ndryshimit te fasadave.
 
“Ne e shohim ndryshe zhvillimin, nuk e shikojmë nga pedonalet, nga palmat, nga fasadat. Ne zhvillimin e shikojmë nga fshati, nga bujqësia sepse këto janë fronti i vërtetë i zhvillimit të vendit, i zhvillimit të ekonomisë, i perspektivës së punësimit të të rinjve, i rigjallërimit të shpresës”, u shpreh Panariti.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Miratohet plani afatgjatë i zhvillimit të FA dhe pr/ligji për prodhimin e tregtimin e armëve

Miratohet plani afatgjatë i zhvillimit të FA dhe pr/ligji për prodhimin e tregtimin e armëve