Meta: LSI marrëdhënie të shkëlqyer
me ndërkombëtarët, do jem në SHBA

Meta: LSI marrëdhënie të shkëlqyer<br />me ndërkombëtarët, do jem në SHBA
Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka mohuar zërat për ftohej me ndërkombëtarët. Ai tha se forca politike që ai drejton, LSI-ja ka marrëdhënie të shkëlqyera më ta, dhe se asnjë kandidatët për kryetar bashkie që LSI zgjodhi për lokalet e 2015-ës nuk i ka krijuar asnjë shqetësim ndërkombëtarëve.
 
LSI ka marrëdhënie të shkëlqyer me ndërkombëtarët.  Asnjë kandidat i LSI  nuk ka pasur asnjë problem që të krijonte shqetësimin më të vogël  me ndërkombëtarët. Nuk më është paraqitur asnjë shqetësim për asnjë deputet të LSI nga ndërkombëtarët apo të asnjë ministri”, tha Meta.
 
Madje kreu i LSI-së tha se pas 3 javësh do të jetë vetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  
 
“Do të jem shumë shpejt pas 3 javësh në SHBA dhe do komunikoj me ju nga Wanshingtoni”, ju përgjigj Meta gazetarëve pasi mori pjesë në panairin e prodhimeve bio në Skrapar. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool