Meta: LSI me këmbë në tokë
zgjidhim problemet,nuk i shtojmë

Meta: LSI me këmbë në tokë<br />zgjidhim problemet,nuk i shtojmë
Ilir Meta nga Konventa Zgjedhore e Njësisë 2 në Tirana deklaroi se LSI është një forcë politike me këmbë në tokë dhe që zgjidh problemet e qytetarëve.
 
 Ai deklaroi se qytetarët kanë nevojë për më shumë përfshirje dhe për një politikë më njerëzore e më të drejtë.
 
"Shqipëria ka nevojë për një forcë politike që ka vullnetin t’i zgjidhë problemet dhe jo t’i shtojë problemet dhe kjo është Lëvizja Socialiste për Integrim.
 
Një forcë politike e cila të jetë gjithmonë e lidhur me njerëzit, të jetë gjithmonë me këmbë në tokë sepse kërkesat dhe pritshmëritë e qytetarëve janë të mëdha.
 
Qytetarët kanë nevojë për më shumë përfshirje dhe për një politikë më njerëzore e më të drejtë
" deklaroi ai.
 
Ditët e fundit mes dy aleatëve të koalicionit PS dhe LSI ka pasur shumë debate, por me daljen e tij dje para mediave, Meta duket se sheshoi konfliktet.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve

Borrell propozon sanksionimin e zyrtarëve izraelitë për shkak të dhunës së kolonëve